Bylykbashi: Grupi tjetër nuk ka dashur marrëveshje, padia në gjykatë thikë në trupin e PD

Nënkryetari dhe deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se grupi që drejtohet nga Alibeaj, nuk ka pasur marrëveshje që në fillim. Bylykbashi deklaroi se, ‘plani ‘b’ i tyre duket se ka qenë në fakt plani ‘a’’.

“Teksti i shpërndarë, ai 6 pika ishte për të thënë se ne nuk e duam një marrëveshje, për ta thënë haptas. Nxjerrja e tekstit në media. U prish ajo negociatë, ishte e qëllimshme për të konsoliduar një qëndrim.

Mesa duket plani ‘b’, që nëse nuk ka një marrëveshje kemi një plan ‘b’. Pra siç duket, plani ‘b’ i tyre ka qenë në fakt plani ‘a’. Mund të lexohet edhe sikur, na u desh të ndërtonim një platformë për të justifikuar këtë dalje”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi e quajti “thikë në trupin e PD” padinë e Enkelejd Alibeajt për statutin.

Objektivi është të fitojmë zgjedhjet për demokratët dhe shqiptarët. Ajo padi është një trup i huaj, një ashkël, një pykë, një thikë në plagë. Nuk e asimilon dot trupi i partisë një diçka të huaj siç është një padi. Dhe nuk mund të motivohemi në një proces politik nga ngacmime procedurale. Ne kemi të bëjmë me njerëz. Nuk është histori padish gjyqësore.

Nëse ne nuk e heqim atë thikë nga plaga, ajo vazhdon dhe rrjedh. Përgjegjësinë kryesore e ka ai që e ka futur këtë thikë. Do dhembë në fillim, do rrjedhë, por në fund fare plaga do të mbyllet. Dikush është përpjekur ta shohë si kusht, por nuk është kusht. Secili prej nesh ka detyrim për të qenë të vërtetë dhe të drejtë me ata që na kanë dhënë votën dhe kërkojnë fitoren e PD. Ai që përfiton më shumë nga ajo padi është Edi Rama. Nga ajo padi qesharake fiton Edi Rama. Kështu që, është përgjegjësi e kujto individi që ta zhbëjë këtë problem, ta bëjë”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Bylykbashi: Prioritet do të jetë trajtimi i reformës zgjedhore!

Grupi i Dialogut nisi sot punën në Komisionin e Ligjeve. Në mbledhje të pranishëm ishin nga opozita …

Leave a Reply