Berisha: Jam i bindur se PD do fitojë! Kush dëmton primaret për llogari të Ramës bën “suicid politik”!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në komunikimin e tij me qytetarët në Facebook tha se, nuk ka asnjë pengesë tjetër, që anëtarët dhe drejtuesit e saj të bashkohen rreth interesit kombëtar që mbron kjo forcë politike. Ai tha se, kush dëmton primaret për llogari të Ramës, bën “suicid politik”.
Nuk ka asnjë pengesë sot që PD të bashkohet rreth vlerave konservatore, rreth vlerave të programit të saj.
Nuk ka asnjë pengesë tjetër, që anëtarët dhe drejtuesit e saj të bashkohen rreth interesit kombëtar që mbron kjo forcë politike.
Sot, këto primare, janë një kohë të artë, që demokratët të bashkërendojnë përpjekjet e tyre për të përmbysjen e monizmit në Shqipëri.
Çdo demokrat, që dëshiron të marrë pjesë në primare, e theksoj edhe njëherë, është i mirëpritur dhe i mbështetur plotësisht.
Ata të cilët, që duan të bëjnë argatinë dhe të dëmtojnë për llogari të Edi Ramës, përpjekjet e PD-së, bëjnë një suicid politik dhe asgjë tjetër. Unë jam i bindur që PD do fitojë”, tha Berisha.
Berisha tha se, primaret do të jenë një proces bashkimi i njerëzve të lirë. Ai tha se, primaret nuk sollën përçarje dhe unë vlerësoj shumë të gjithë ata që morën pjesë dhe mbajtën qëndrim fisnik ndaj rezultateve
“Në eksperimentin e parë që ne bëmë, me primaret, me zgjedhjet e kryetarëve të degëve, mund t’u them se suksesi i procesit ishte i plotë. Me ndonjë përjashtim tepër të rrallë.
Primaret nuk sollën përçarje dhe unë vlerësoj shumë të gjithë ata që morën pjesë dhe mbajtën qëndrim fisnik ndaj rezultateve.
Shpresoj që kjo do ndodhë akoma më shumë dhe akoma më bukur në këtë garë, e para e kësaj natyre në Shqipëri.
Në vitin 2000 ne zhvilluam primare, ato që i quajtëm konventa, por e vërteta është se kandidaturat përcaktoheshin nga kryesia dhe kryetari, çka nuk do ndodhë.
Unë mendoj se ne po bëjmë hapin e duhur. Duhet të bëjmë gjithçka që simpatizantët tanë të votojnë. Duhet të bëjmë gjithçka që asnjë anëtar dhe simpatizant i saj të mos mbetet pa votuar.
Natyrisht do ketë pa diskutim, nuk e përjashtoj që të ketë qytetarë dhe individë që nuk vijnë me të njëjtin qëllim në ato votime, por ato nuk mund të prishin tërësinë e tyre”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply