Guvernatori i Floridas-Sorosit: Po shkatërron Amerikën, po privatizon drejtësinë!

“Ti po shkatërron Amerikën, unë do të shkatërroj ty”: kjo është motoja që po ndjek guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i cili i ka shpallur luftë  multi-muliarderit George Soros.

Lajmin e bëri me dije drejtuesi i “Fox News”, Tucker Carlson, mbrëmjen e së enjtes i cili theksoi se arsyeja pse DeSantis ka marrë këtë veprim është për shkak se Soros ka instaluar prokurorë radikalë në të gjithë vendin.

Guvernatori Ron DeSantis i Floridës vendosi të shkarkojë prokurorin Andrew Warren  të mbështetur nga Soros në shtetin e tij, i cili po politizon sistemin e drejtësisë në Tampa.

Për gjashtë vjet, Warren ka refuzuar të zbatojë ligjet që George Soros nuk i pëlqejnë.

Në njoftimin e tij, DeSantis detajoi disa nga rastet skandaloze të shpërfilljes së sundimit të ligjit nga Warren, që nga refuzimi për të zbatuar çdo ndalim për operacionet e ndryshimit të seksit për të miturit, deri te pohimi se ai nuk do të zbatonte asnjë ligj në lidhje me mbrojtjen e të drejtës për jetë në Florida.

“Ne nuk zgjedhim njerëz në një pjesë të shtetit që të kenë të drejtën e vetos mbi atë që i gjithë shteti vendos për këto çështje të rëndësishme,” ka deklaruar DeSantis.

Ndërkohë, Rairfoundation.com, raporton se George Soros është duke u përpjekur të shkatërrojë sistemin e drejtësisë amerikane.

“Globalisti i rrezikshëm i majtë ka bërë miliarda duke përmbysur qeveritë dhe ekonomitë në kolaps. George Soros ka vendosur të shkatërrojë sistemin amerikan të drejtësisë dhe ai po e bën këtë me prokurorët” thuhet në artikull.

Ndikimi i Soros vjen në formën e financimit të fushatës. Paratë vijnë nga burime, Fondacione të Shoqërisë së Hapur dhe komitete të lidhura të veprimit politik dhe kompani-guacka.

Një analizë e fundit nga Fondi i Mbrojtjes Ligjore të Zbatimit të Ligjit zbuloi se në total, më shumë se 75 prokurorë të mbështetur nga Soros aktualisht mbajnë poste në Shtetet e Bashkuara.

Ndikimin e tij multi-miliarderi e ka shtrirë edhe në Shqipëri, ku akuzohet nga opozita se është një nga projektuesit e Reformës në Drejtësi. /Syri.net

About Redaksia

Check Also

Osmani në New York: Kosova, krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë në krah të saj

Pas fjalimit rrëqethës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidentja e Kosovës, Vjosa …

Leave a Reply