Berisha garanton ndërkombëtarët: PD do aplikojë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp garantoi ndërkombëtarët se, Partia Demokratike do të aplikojë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Ai tha se, autori kryesor i krizës së emigrantëve është Edi Rama me keqqeverisjen e tij.

Berisha tha se, qeverisja e Edi Ramës po eksporton krim, ndërsa shtoi se porti i Durrësit është kthyer në portin më të madh të kokainës në botë.

“Edhe njëherë, dënoj këto qëndrime dhe deklaroj me përgjegjësi të plotë se shkak më madhor i këtyre është Edi Rama dhe qeveria e tij.

PD do të aplikojë, siç ka faktuar në të kundërtën, zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.

PD do të jetë, do të zbatojë ligjin jo vetëm ndaj bandave në strofullin ku jetojnë, por ndaj bosëve të mafias në zyrat e shtetit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …

Leave a Reply