Çfarë pafytyrësie dhe imoraliteti politik!

Nga Dritan DEMIRAJ

Kur degjuam se te dy partite demokratike rane dakort te bashkepunonin per zgjedhjet lokale te gjithe u gezuam, megjithese gjithe Shqiperia e di qe ka vetem nje PD dhe ajo eshte PD qe drejtohet nga Prof Dr. Sali Berisha, tjetra eshte vetem nje bashkim njerezish qe drejtohet nga tre pazarxhinj, te cilet fatkeqesisht do ta perdorin dhe demtojne ate edhe per pak kohe.

Papritmas ne momentin qe filluan te diskutohen primaret e kandidateve qe kane deshire te konkurojne ne zgjedhje, te cilat ne fakt jane nje risi ne politiken Shqiptare, grupi i pazarxhinjve duke e ditur se nuk perballet dot me primaret pasi ata e dine se askush nga opozita nuk voton as Alibeaj as negociatoren e tij dhe as te zgjedhurit dhe zgjedhurat e tyre.

Deri ketu nuk ka asgje te re dhe te papritur. Por ne momentin qe Alibeaj deklaroi se do futet ne zgjedhje i vetem, ketu po kemi disa probleme.

Le te fillojme nga i pari.

E kam thene edhe ne raste te tjera kur kam dhene intervista, por edhe gjate takimeve te shumta ne Amerike ata nuk perfaqesojne asgje, por vetem genjejne kur takojne te huajt se shqetesimin e kane tek demokracia ne Shqiperi, kur ata vete e kane katandisur ne kete situate dhe per kete kane pergjegjesi te madhe perpara votuesve te tyre.

Ne demokraci fitohet vetem nepermjet votes, dhe eshte i qarte si drita e diellit se ata nuk kane asnje mbeshtetje ne baze.

Pergjegjesine dhe dinjitetin e liderit te “madh” me 5 mbeshtetes, e pame ne rastin e zgjedhjes se presidentit. Ne llogjiken e pandershme te tij eshte ose zgjidhni personin qe dua une dhe qe ska dhene asnje kontribut per PD dhe hajde te bejme pazarin e rradhes, ose ne e bojkotojme procesin dhe nuk na behet vone per besimin qe na kane dhene demokratet, pavaresisht faktit se kandidate te caktuar kane kontribuar per PD me disa mijera vota gjate zgjedhjeve parlamentare.

Kur erdhi puna per zgjedhjen e avokatit te popullit, atje ku kishte interes personal i beri me shpejtesi votat, pavaresisht se perseri nuk arriti te realizonte objektivin e tij.

Tani qe e kane te qarte se do dalin edhe me keq se ne zgjedhjet e 6 marsit 2021, grupimi deshtakeve, pazarxhinjve, interesaxhinjve, te pamoraleve, etj (ketu nuk futen i gjithe grupi i tyre, por 3-4 “udheheqesit e medhenj” te tyre), thone te mbaruar se te mbaruar jemi, ne parlament nuk kemi asnje shanc te futemi më, atehere le te arrijme dy gjera: Se pari te bejme edhe me shume dem tek PD, se dyti le te fitojme ndonje plaçke si ata te korporatave, se nuk na vjen me rasti.

Ky lloj modeli politik eshte modeli me i turpshem, pasi ja moren doren jane pasuruar me shume ne opozite sesa ata qe jane ne pushtet.

Prandaj ju bej thirrje gjithe opozitareve te ndershem, atyre qe jane hequr nga puna ne menyre kriminale siç jam hequr edhe une, atyre qe ju dhimbset demokracia, qe po vuajne çdo dite papunesine, çmimet e larta, padrejtesine, dhunen, arrogancen, ata te cilet kane luftuar per shume vite per PD, t’i bojkotojne perfundimisht keta imorale politike, te mos mashtrohen dhe tu japin përfundimisht denimin e duhur siç e meritojne tradhtarët.

Si perfundim, pershendes mikut tim Mjeshtrin e Madh Bujar Kapexhiu per kete karikature kaq domethenese.

About Redaksia

Check Also

Pse Aleksandër Vuçiç vendosi të bojkotojë Samitin e BE-së në Tiranë?!

Nga Enver BYTYÇI Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka lajmëruar bojkotin e Samitit të së martës …

Leave a Reply

Your email address will not be published.