Gjeopolitika teknologjike e Turqisë

Ngritja e rëndësisë gjeopolitike të Turqisë dhe rritja e proaktivitetit të saj diplomatik ravijëzojnë një parabolë që e projekton vendin drejt ndjekjes së një rëndësie strategjike, që duke dalë nga limitet gjeografike rajonale po e bën të marrë rolin e fuqisë euroaziatike. Rrugëtimi i bërë nga Erdogani nuk ka qenë linear, ka përballuar mossuksese dhe i është bërë i vështirë leximi prej kontradiktave të dukshme të tij, ama i ka mundësuar Turqisë të ndërtojë imazhin e një vendi me strategji të saktë kombëtare, fuqimisht e prirur t’i realizojë ato që konsideron objektivat parësorë për arritjen e interesave gjeopolitike të saj. Nëse në gjysmën e dytë të vitit të kaluar Turqia dukej se ishte një vend i izoluar diplomatikisht, në udhëkryq midis Lindjes dhe Perëndimit, por larg nga të dyja dhe e privuar nga një perspektivë gjeopolitike, tani situata ka ndryshuar krejtësisht; përshpejtimi i bërë nga kriza ukrainase ndaj evolucionit të skenarit ndërkombëtar i ka mundësuar Erdoganit të kthehet të luajë një rol aktiv në kontekstin ndërkombëtar.

Perspektiva e demonstruar nga Turqia për t’u ofruar si ndërmjetës apo lehtësues në aspektin e hipotezës së zgjidhjes të krizës ukrainase i ka mundësuar Ankarasë të dalë nga izolimi dhe të rimarrën iniciativën diplomatike e nevojshme për të ndjekur interesat e fuqisë rajonale. Roli i propozuar nga trait d’union diplomatik midis rreshtimeve të kundërta është frut si i vetëdijes së thelluar të mendimit gjeopolitik rus, pasojë e shekujve të kundërvënies rajonale, ashtu edhe i lidhjeve politiko – ekonomike të vendosura prej më shumë vitesh me Ukrainën dhe të forcuara nga furnizimi konstant me material teknologjik të nivelit shumë të lartë, i rezultuar me rëndësi kritike në konfliktin në zhvillim. Në këtë mënyrë Turqia rilançon pozicionin e saj duke hapur një horizont të ri politikës së saj dhe duke projektuar, edhe larg nga baseni i Mesdheut, i aktivitetit ndërkombëtar të saj.

Kështu, në gjendjen aktuale, Ankaraja ulet në shumë tavolina duke qenë një prej protagonisteve në Mesdhe (krizë libiane dhe krizë siriane) e në Azi (kriza Armeni – Azerbaixhan); veç kësaj, është një anëtare e NATO, pozicioni i së cilës mbetet kritik për kohezionin e krahut jugor të dispozitivit atlantik. Ndjekja e kësaj politike e drejtuar në 360 gradë e mbështetur nga një diplomaci agresive dhe poliedrike që e ka paraqitur pozicionin e Ankarasë në role të ndryshme: partner tregëtar, aleat, pivot për arritjen e një stabiliteti në zonat në krizë. Diplomaci e mbështetur nga rekursi ndaj instrumentave të presionit të ushtruar si duke kryer zgjedhje politike destabilizues (blerje nga rusët e sistemit raketor S-400), ashtu edhe duke kryer operacione kinetike direkte (Siria dhe Libia) apo indirekte (Azerbaixhan).

Në analizimin e evolucionit të linjës strategjike të Ankarasë duhet pasur parasysh së njëri prej faktorëve të fuqisë kritike për arritjen e kësaj situate, edhe pse shpesh e nënvlerësuar dhe pak e njohur, ka qenë ai i zhvillimit teknologjik të arritur nga vendi në robotikën e aplikuar për operacionet ushtarake. Në këtë fushë përparimet e arrritura nga Turqia janë me nivel shumë të lartë dhe e vendosin vendin në një pozicion rëndësie absolute në panoramën botërore. Aplikimi i robotikës investon të gjithë spektrin e operacioneve ushtarake duke përfshirë domenet tokësore, detare dhe ajrore me futjen e një koncepti operacional novator që përdor një arsenal smart weaponry në evolucion të vazhdueshëm.

Pika e diamantit të këtij revolucioni teknologjik, që ka prekur forcat e armatosura turke, përfaqësohet nga sistemet automatike me kontroll nga larg. Faktikisht janë të pranishme në gjendjen aktuale platforma të shumta operative si aeronautike, ashtu edhe detare, ndërsa konceptimi dhe zhvillimi i sistemeve tokësore autonome me kontrollin nga larg është në pikë të avancuar realizimi. Duhet të nënvizohet se teknologjia e përdorur për prodhimin e sistemeve të ndryshme është me prejardhje thuajse ekskluzivisht kombëtare, faktor që paraqet dy avantazhe të mëdha strategjike. I pari është ai që e vendos sektorin e kërkimit dhe zhvillimit turk, në aspektin e kontrollin nga larg të platformave, në një pozicion absolutisht emergjent duke i mundësuar në aspektin e NATO që të jetë i dyti ekskluzivisht ndaj Shteteve të Bashkuara. I dyti, edhe më i rëndësishëm nga pikëpamja e implikimeve të ardhshme gjeopolitike, konsiston në bërjen e Turqisë të pavarur dhe autonome nga pikëpamja e resurseve teknologjike me nivel të lartë dhe, për pasojë, pak e ndjeshme ndaj çdo aksioni të jashtëm.

Nëse potencialitetet e sistemeve detare dhe tokësore janë ende në rrugë vlerësimi me qëllim që t’u identifikojë kapacitetet operative e ndërlidhura, sektori i platformave ajroreka arritur tashmë një nivel zhvillimi të konsiderueshëm dhe një shkallë të lartë sofistikimi. Dronet e realizuara nga industria turke, përveç se janë një komponente e arsenalit të forcave të armatosura të Ankarasë janë gjerësisht të eksportuara jo vetëm në Afrikë e në Lindjen e Mesme, por edhe në Europë. Faktikisht. Përveç Ukrainës edhe Polonia, Hungaria dhe disa vende balltike kanë blerë material UAV (Unmaned Aerial Vehicle) nga Turqia.

Potencialitetet e tregut janë në rritje të vazhdueshme dhe e kanë vendosur Turqinë midis prodhuesve të mëdhenj të sektorit duke shkelmuar deri industritë izraeliane në disa tenderë në Europë. Nga pikëpamja operative, suksesi turk qëndron se e ka futur UAS (Unmanned Aerial Systems) në aspektin më të gjerë të battle network të tyre (një sistem kombinimi ndjesorësh komponentë të komandës dhe kontrollit, platformash operative dhe armatimesh të ndërlidhura me në rrjet komunikimesh elektronike). Në aspektin e këtij sistemi operativ dronët janë përdorur në detyra dhe funksione specifike. Parasëgjithash, si platforma ISTAR (Intelligence, Survejim, Fitim Objektivash dhe Rikonjicion) për arritjen e një superioriteti në fushën informative; një funksion i dytë ka të bëjë me SEAD (Suppression of Enemy Air Defence) ku prania novatore e dronëve ka karakterizuar një modalitet të ri operativ. Në shtojcë me dy funksionet e mëparshme operative doktrina turke parashikon edhe përdorimin e dronëve si platforma lëshimi, duke pasur industrinë e zhvilluar një range municionimi që mundëson të arrihen rezultate kinetike duke shfrytëzuar dhuntitë t shkëlqyera balistike të vektorëve dhe teknologjinë e tyre jashtëzakonisht efikase. Të tre këto funksione janë eksperimentuar gjerësisht me sukses në teatrat ku prania turke ka regjistruar aksione kinetike dhe përfaqësojnë konfirmimin e kapaciteteve operative dhe teknologjike të forcave të armatosura turke.

Kultura strategjike turke bazohet mbi ushtrimin aktiv të fuqisë ushtarake, çdo herë e konsideruar e nevojshme. Për këtë motiv politika e sigurisë kombëtare i ka përcaktuar dy koncepte kyçe mbi të cilat zhvillohet doktrina e saj. Bëhet fjalë për Shkurajimin Aktiv (që i përgjigjet Konceptit Strategjik të Mbrojtjes Ushtarake) dhe të Dy Luftërave e Gjysëm (që i korrespondojnë paradigmës gjeostrategjike ushtarake për të qenë të përgatitur për dy konflikte konvencionalë dhe mbështetur një konflikt me intensitet të ulët). Nga një pikëpamje konceptuale, futja e teknologjive robotike me intensitet të lartë, si atë që kanë bërë të mundur zhvillimin e sistemeve të kontrollit nga largësia, ka zgjeruar dhe anplifikuar kapacitetet turke për t’i dhënë një përgjigje pozitive dhe të suksesit të konceptit strategjik kombëtar. Faktikisht, kufiri i ri që dronët kanë hapur mundëson të implementohet vlera strategjike e operacioneve ushtarake të forcave të armatosura turke duke i bërë më pak subjekt ndaj impaktit të humbjeve të resurseve njerëzore, më efikase dhe me marzhe suksesi të anplifikuar në ndjekjen e operacioneve të saktësisë, më pak të rënda ndaj ekonomisë së përgjithshme të bilancit të Mbrojtjes dhe, sidomos, më pak të varura nga asistenca e vendeve të huaja.

Edhe një herë akoma, Turqia ka demonstruar se ka resurse të mëdha dhe potencialitete pak të konsideruara dhe pak të njohura, por sidomos ka demonstruar vullnetin e arritjes së objektivave gjeopolitike që i korrespondojnë interesit strategjik të saj duke u mbështetur mbi krenarinë dhe kapacitetet kombëtare. Pavarësisht përparimeve të arritura,  Ankaraja është ende në fazën fillestare të zhvillimit të këtij transformimi teknologjik, por gjendet dy hapa përpara të gjitha vendeve të NATO dhe ky është një faktor që duhet të jetë vlerësuar me vëmendje. Mundësia e përfshirjes së Turqisë në Bashkimin Europian dhe përdorur dinamizmin dhe potencialitetet e shoqërisë turke është sfumuar prej kohësh prej mungesës së verbër të vizionit të disa vendeve anëtare (që ka mundësi e konsiderojnë vetëm Europë atë që sheh në veri të kontinentit).

Turqia është pjesë e NATO përgjithmonë dhe vazhdon të përfaqësojë baluardin e Aleancës në sektorin jugor, por prej kohësh axhitohet sepse roli i saj nuk vlerësohet dhe nuk njihet siç duhet. Perceptimi një NATO të përqëndruar mbi veten dhe e drejtuar vetëm nga veriu do ta bindnin Turqinë që t’i rivlerësojë zgjedhjet e saj gjeostrategjike. Nuk mund të privohemi nga qasja dhe nga resurset e mëdha që Turqia mund t’i vërë në dispozicion të Aleancës sepse një largim i saj nga NATO do të shënonte fundin e vetë Aleancës dhe do të hapte një seri skenarësh gjeopolitikë që ka mundësi do ta trondisnin Europën ashtu siç e njohim, duke e degdisur nga aktor parësor në shfaqje të dorës së dytë, peng i konfrontimit që tashmë është në zhvillim midis Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës dhe Indisë.

(nga European Affairs)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Si manipulohen lajmet

Zbulimet bombë të gazetarit Matt Taibbi, i ngarkuar nga Elon Musk të hapë “Twitter Files”: …

Leave a Reply

Your email address will not be published.