Rama u mbylli kopshtin, PD mirëpriti prindërit bashkë me fëmijët për disa orë në zyrat e saj

Kreu i PD, Sali Berisha, priti në takim një përfaqësi prindërish të kopshtit, “Zybejde Hanim” pranë institucionit arsimor “Turgut Ozal” së bashku me fëmijët e tyre.

Ndërkohë që prindërit ndiqnin takimin, fëmijët shfrytëzuan këtë kohë për të luajtur me njëri-tjetrin në zyrat e PD.

Ata patën mundësi që të takoheshin dhe çmalleshin dhe të takonin shokët dhe shoqet që nuk i takojnë prej 3 muajsh, pas mbylljes së padrejtë që iu bë kopshtit të tyre nga qeveria Rama.

Gumëzhimat dhe zërat e tyre gazmorë i dhanë selisë së Partisë Demokratike një atmosferë mjaft të bukur.

Kopshti privat “Zubeyde Hanim” në datën 23 Shtator 2022, u detyrua të mbyllë aktivitetin pas 24 vitesh mësimdhënie në Shqipëri, me urdhër të Ministrisë së Arsimit.

Përfaqësuesit e kopshtit, pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal”, akuzuan institucionet shqiptare për këtë veprim antiligjor dhe të urdhëruar politikisht.

About Redaksia

Check Also

Ata janë “bashkë”…

Gëzim SEFERI 𝗥𝗮𝗺𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗲𝗿𝗶𝘀𝗵𝗮 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈! Këtë tani duhet ta dini si dielli që …

Leave a Reply