3 vite nga tërmeti/ PD publikon videon e zotimit të Olsian Çelës: Rama ka kapur drejtësinë, asnjë i dënuar

Partia Demokratike deklaroi sot se, 3 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, askush nuk ka marrë një dënim serioz për vrasjen e 51 personave, plagosjen e qindra të tjerëve dhe shkatërrimin e mijëra pronave.

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo reagoi për këtë skandal, duke publikuar fillimisht zotimin e kryeprokurorit Olsian Çela para Prokurorisë së Durrësit për evidentimin e fajtorëve. Garo tha se, Edi Rama ka kapur drejtësinë.

Deklaratë e zëdhënëses së PD, Floriana Garo

Dje, drejtësia e reformuar dhe e shndërruar në degë të ekzekutivit me reformën e George Soros, shënoi një rekord të zi me vendimet e saj. Kjo drejtësi, në tre vjetorin e vdekjes, dha pafajësi për përgjegjësit e vdekjes së paralajmëruar të 51 banorëve që humbën jetën në rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Kryeprokurori i ri Olsian Çela, produkt i reformës në drejtësi, më 7 dhjetor 2019, pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të atij viti, që u mori jetën 51 shqiptarëve dhe la mijëra të pastrehë, deklaronte:

Kanë kaluar 3 vjet tashmë nga ai apel dhe zotim i Kryeprokurorit, dhe drejtësia nuk është bërë, as për të vdekurit dhe as për të mbijetuarit e shpërngulur nga vatrat e tyre. Jo nga tërmeti, por nga dora e zeze e pushtetarëve, ministrave dhe kryebashkiakëve mafiozë të Edi Ramës, ndërtuesve, inxhinierëve, teknikëve etj.

Zotimi para Prokurorisë së Durrësit i Olsian Çelës, dhe evidentimi i fajtorëve nëpërmjet shkeljeve, u shoqërua me emra, por me urdhër direkt të Edi Ramës, që kontrollon çdo qelizë të drejtësisë së kapur, me asnjë të dënuar.

E njëjta situatë edhe në bashkinë më të madhe të vendit në Tiranë. 31 persona u shpallën në kërkim, disa u arrestuan dhe shumica u arratisën. Prokurorja e Tiranës jepte asokohe të njëjtin premtim për hetime.

Gjykimi përfundimtar u dha dje për personat e akuzuar për viktimat dhe dëmet e tërmetit në Durrës. Të gjithë të pafajshëm: që nga ish-drejtori i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi, ish-drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Artur Çela, dhe një i akuzuar për ndërtim të paligjshëm, Artur Terziu.

Personat e tjerë të akuzuar, në një tallje cinike me viktimat dhe të pastrehët, u dënuan me punë në shërbim të komunitetit.

Te kjo frazë e fundit qëndron edhe pyetja: a i shërbeu drejtësia e re, propaganda dhe shpenzimet për të komunitetit, njerëzve, shqiptarëve.

Viktimat dhe familjarët e tyre, familjet e panumërta që janë ende me qira, në çadra apo forma të tjera të shpërnguljes nga vatrat e tyre, përgjigjen unanimisht: JO.

Ata që mund të quhen ‘vrima e fundit e kavallit’ mbetën pa ndëshkuar. Ata që janë në fakt përgjegjësit kryesorë të tragjedisë dhe të masakrave urbane, kryebashkiakët e Krujës, Durrësit dhe Tiranës, Edi Rama dhe ministrat e tij as u akuzuan, as u morën në pyetje, dhe as u hyri gjemb në këmbë.

Një turp, i drejtësisë që nuk bën drejtësi, që nuk e mbulon asnjë tërmet dhe asnjë përmbytje.

Një krim pa ndëshkim që i vret dy herë viktimat dhe i torturon për së gjalli të afërmit e tyre.

Kujtojmë se familje të tëra, 25 banorë u shuan në pallatet e Thumanës, të bëra të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit 2019, por që u lanë aty që t’ju merrte më vonë jetën tërmeti i nëntorit, dhe askush nuk u gjet fajtor.

Partia Demokratike, në prag të përvjetorit të tretë të tragjedisë së 26 nëntorit, u kujton me dhimbje shqiptarëve se, një drejtësi që nuk punon për ata nën gërmadha, funksionon për ata mbi rrënoja.

Kjo është pamja në sytë e shqiptarëve tre vjet më vonë: një grusht korbash të qeverisë dhe drejtësisë mbi gërmadhat e 26 nëntorit dhe mbi varret e të vdekurve.

Me ta nëpër këmbë Shqipëria është në rrezik. Shqiptarët nuk janë më qytetarë, pro viktima, populli me gomone në krahë që pret të hidhet në dallgët e rrezikut nëpër brigjet e Europës.

Më 12 nëntor, të gjithë bashkë, duhet të japim një shenjë guximi, force dhe shprese, kundër tufës së korbave mbi hartën e Shqipërisë dhe fatet e shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

Protesta, Berisha përshëndet liderët europianë: Garantojmë siguri të plotë miqve tanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi si antikushtetues dhe të diktuar nga Edi Rama refuzimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.