Berisha: Pa votë të lirë, Shqipëria s’ka të ardhme!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me Frontin e Shpëtimit Kombëtar. Berisha u shpreh se pa votë të lirë, Shqipëria nuk ka të ardhme. Teksa komentoi Primaret në PD, Berisha tha se janë jetike për Shqipërinë.

“Në përpjekjen tonë për t’i rikthyer votën shoqërisë shqiptare ne jemi angazhuar në procesin e primareve, në të cilin kandidatët që do të garojnë për qytetarë të parë të bashkive do të zgjidhen nga anëtarët dhe simpatizantët e PD.

E shfrytëzoj rastin të ftoj ju, bashkëpunëtorët tuaj, anëtarët e shoqërisë civile të garojnë në këto primare, të kontribuojnë gjithashtu në një proces që është jetik për Shqipërinë.

Unë kam bindje më të thellë se jashtë votës së lirë nuk kemi të ardhme. Jashtë votës së lirë kemi vetëm largim nga Shqipëria dhe këtu nuk dihet se kush do të mbetet, ndonjë vend për gjah, apo çfarë të ngelet, por vend për njerëz të lirë këtu nuk do të ketë.

Kjo përpjekje që bëhet është jo e lehtë, por është jetike për të mbajtur gjallë votën dhe shpresën e shqiptarëve. Edhe njëherë ju falënderoj dhe të ju dëgjoj bashkërisht për një betejë sa më të fuqishme, sa më të përsorur dhe të qëndrueshme kundër kësaj qeverie”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pollo: Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët maqedonas e serbë!

Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas …

Leave a Reply

Your email address will not be published.