Votimet në SHBA, Demokratët në panik, gruaja e Biden në shtëpinë e djalit të Soros për fonde

Demokratët amerikanë janë në panik, pasi në zgjedhjet e mes-mandatit do humbasin dy dhomat e Kongresit, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin.

Jo vetëm kaq, por disfata në këto zgjedhje do i hapte rrugën rikthimit të republikanëve në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Sipas gazetës liberale, Washington Post, kjo situatë ka bërë që në fushatë të dalë edhe Zonja e Parë, Jill Biden. Gazeta shkruan se ajo po angazhohet në Nju Jork, që është një shtet i majtë, por që rrezikon të kthehet djathtas.

Jill Biden, bashkëshortja e Biden, u angazhua në një mbledhje fondesh me djalin e miliarderit majtist, George Soros.

“Ndërsa ishte në Nju Jork, Jill Biden foli në një mbledhje fondesh për Komitetin e Fushatës Legjislative Demokratike në shtëpinë e Jonathan Soros, djali i George Soros. Vendimi për të nxjerrë armët e rënda mund të shihet si një shenjë se sa të shqetësuar janë demokratët për humbjen e terrenit në një bastion blu, veçanërisht kur guvernatorja Kathy Hochul po përballet me një betejë të ashpër në rikandidimin e saj”, shkruan gazeta.

Kujtojmë se Kathy Hochul kandidon përballë kongresmenit republikan Lee Zeldin. Ky i fundit mund të bëhet guvernatori i parë hebre i Nju Jorkut.

Zeldin është një personazh i njohur në politikën tonë. Ai është një kongresmen i zëshëm në mbrojtje të kauzës së kryetarit demokrat, Sali Berisha. Sipas tij, vendimi për Berishën është marrë nga lobimi i Sorosit dhe nuk bazohet në asnjë fakt dhe asnjë provë.

Kryetari i PD, Berisha u ka bërë thirrje shqiptaro-amerikanëve të votojnë për republikanët. Sipas tij, asnjë votë nuk duhet të shkojë për kandidatët e Sorosit.

About Redaksia

Check Also

SHBA paraqet avionin e ri bombardues bërthamor B-21 “Raider”, nuk kapet nga radarët

Kompania amerikane për teknologjinë e aviacionit dhe mbrojtjes “Northrop Grumman” prezantoi avionin e saj të …

Leave a Reply

Your email address will not be published.