Rama e kërcënon me burg, Salianji: Bajgë që po bën pis Shqipërinë!

Debat i ashpër në sallën e Kuvendit mes kryeministrit edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Kreu i qeverisë nga foltorja e Kuvendi nuk i ndali kërcënimet ndaj Salianjit, duke i kujtuar një proces gjyqësor të hapur që ka deputeti, siç është dhe çështja ‘Babalja’.

Rama mes një gjuhë me ofendime nuk i kurseu nofkat për deputetin. Ndërkohë Salianji iu kundërpërgjigj duke e quajtur Ramën një ‘bajgë që po bën pis Shqipërinë.

DEBATI

Rama: Ti bëj kujdes, shiko proceset që ke.

Salianji: Po kërcënon?

Rama: Jo s’të kërcënoj fare. Dje kam fituar një proces për shpifje. Të uroj suksese me procesin që ke atje. Mos më ndërprit. Jeni bedela, ti je kryebedel. Bedel pasionant, që kujton se je si si miza në të ndenjurat e kalit. Ti kujton se je si miza nën të ndenjurat e kalit që tërheq karrocën, por qëndron nën të ndenjurat e kalit dhe bën rolin e shqiponjës. Rri aty. Ke ditë të vështirë, të mirëkuptojmë. Kujdes me fjalorin se je dhe afër. Mos ngatërro jashtëdaljet e organizmit.

Salianji: Me kë je duke folur? Ça je duke folur? Bajgë që kutërbon këtu. Dhe bën pis gjithë Shqipërinë. Ju kam fituar çdo proces ju dhe kalbësirave tuaja. Ke guxim ti dhe me kërcënon me proces, pse e di ti që kam proces?!

Rama: Ju jeni bedela, nuk keni atdhe. S’keni din dhe iman. S’keni flamur, asgjë. Sepse vetëm bartësit e mallkimit që nga 1912 mund të çohen sot këtu që në saba dhe t’i hyjnë për të mira dhe në gëzime me sharje e shpifje me akuza një kompanie që është një kompani më e madhe në botë. Vetëm ju mund ta bëni. Ju ndiqni një krijesë që mbart mallkimin.

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply