Berisha thirrje të rinjve: Është radha juaj t’i dilni zot vetes, të ardhmes e shoqërisë

Kryetari i PD, Sali Berisha, përmes një video të publikuar në TikTok i ka bërë thirrje të rinjve të protestojnë ditën e nesërme kundër qeverisë.

“Të dashur miqtë e mi të Tik Tokut, në prag të protestës madhështore të 12 nëntorit, dëshiroj tju ftoj të reflektoni mbi drejtimin që po ecën Shqipëria.

Në rast se ndjeheni të kënaqur me mundësitë që Shqipëria ofron me arsimin me rrogat me çmimet, ju nesër mund të qëndroni në shtëpi, por nëse ndiheni të pakënaqur me gjithë këto e të pafuqishëm për të bërë ndryshimin që doni, ju ftoj të bashkoheni me protestën e nesërme të qytetarëve shqiptarë.

Prania juaj në protestë nuk është një akt partiak, por një dalje zot për të ardhmen tuaj dhe të vendit që ndodhet në rrezik. Në vitet ‘90 unë bashkë me bashkëmoshatarët tuaj kryem detyrat tona ndaj vetes kombit dhe Shqipërisë. Tani është radha juaj t’i dilni zot vetes, të ardhmes e shoqërisë”, shprehet Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dora e Soros në destabilizimin e Kosovës, email-i i Soros për Lajçak

Soros ka bërë planin për ndarjen e Kosovs. Soros ka caktuar edhe të preferuarin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *