“Më quajtën majmun”, Mbappe: Mendova të largohem nga Kombëtarja e Francës

Në intervistën e tij si ylli i fundit i kopertinës për “Sports Illustrated”, Kylian Mbappe konfirmoi se po mendonte të largohej nga Kombëtarja e Francës.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit e mendoj largimin për shkak se po përballej me fyerje raciste, transmeton Gazeta Express.

Mbappe shpjegoi se ai pati një takim të shkurtër me presidentin e Federatës së Futbollit të Francës, Noël Le Graët, pas Kampionatit Evropian “Euro 2020”, në të cilin humbi penalltinë vendimtare në ndeshjen kundër Zvicrës, në të cilën francezët u eliminuan.

“Për njerëzit që mendojnë se jam majmun. Unë nuk do të luaj”, ishte mendimi që po e shtynte 23-vjeçarin drejt largimit.

Megjithatë, ai thotë se pas diskutimit me njerëzit rreth tij, ai vendosi se “dorëheqja” nuk ishte mesazhi i duhur për t’u dhënë.

“Mendoj se jam shembull për të gjithë. Kjo është Franca e re… Prandaj nuk hoqa dorë nga kombëtarja. Sepse është një mesazh për brezin e ri se ‘ne jemi më të fortë se kaq’”, deklaroi Mbappe.

Kylian Mbappe me Francën do të synojë mbrojtjen e titullit të kampionit të botës, në Kupën e Botës “Katar 2022” që fillon më 20 nëntor.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply