Kreu i PD Kukës: Sot dita e protestës! Ora e mllefit ndaj dyshes Rama-Vuçiç po vjen

Protestuesit nga qarku i Kukësit janë nisur paraditen e sotme me autobusë dhe mjete private për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga kryetari i PD, Sali Berisha, në Tiranë, përpara godinës së qeverisë.

Kryetari i PD në Kukës, Admir Sinamati, para nisjes së protestuesve tha se sot është dita e qytetarëve të lirë të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë: “Sot është dita e qytetarëve të lirë të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë. Dita e protestës kundër padrejtësive, kundër përbuzjes, papunësisë! Ora e mllefit ndaj dyshes Rama-Vuçiç po vjen. Uragani i protestës kombëtare fillon me Kukësin blu. Qindra qytetarë kuksianë po i bashkohen thirrjes së Sjqipërisë për t’i dalë zot fateve të vendit”,

Protestuesit u shprehën se kanë shumë arsye për të protestuar dhe më kryesorja prej tyre, shpopullimi i Kukësit dhe i gjithë Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …

Leave a Reply