“Al Jazeera” publikon fotot e protestës madhështore: Dhjetëra-mijëra shqiptarë në shesh

Mediat më të mëdha ndërkombëtare vazhdojnë t’i bëjnë jehonë protestës masive të 12 nëntorit.

Al Jazeera, pas raportimit fillestar, tani sjell një fotoreportazh nga protesta e opozitës.

Rrjeti i njohur shkruan se “dhjetëra-mijëra shqiptarë u mblodhën për të protestuar kundër korrupsionit dhe varfërisë në rritje”.

Rrjeti i njohur shkruan se protestuesit ndezën qirinj për dy të rinj, që janë vrarë nga forcat policore.

Më tej theksohet se ‘mbështetësit e opozitës fajësojnë kryeministrin Edi Rama për mijëra të rinj që po largohen çdo vit nga vendi në kërkim të një jete më të mirë’.

Po ashtu në shkrim thuhet se protesta shihet edhe si një përpjekje e opozitës për të treguar muskujt përpara zgjedhjeve lokale të majit 2023.

About Redaksia

Check Also

Rama thirri protestën për UÇK-në/ E detyrojnë të zhduket fare nga tubimi

Me një postim në rrjetin e tij Facebook, Rama ftonte tre ditë më parë të …

Leave a Reply