Berisha: Shqiptarët do mbushin sërish Bulevardin, misioni ynë për të shpëtuar Shqipërinë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se opozita do të zbresë sërish në shesh për largimin e Edi Ramës. Në Çim Peka Live në Syri Tv, Berisha tha se, lëvizja e opozitës është mision për të shpëtuar Shqipërinë.

“Në Shqipëri është instaluar monizmi. Pse e them këtë? Sepse Edi Rama kontrollon sot të gjitha pushtet, më shumë se Ramiz Alia në 1991. Më shumë se ai, ky tentoi të kontrollojë opozitën, të blejë opozitën. Ku jemi ne? Ne duhet t’u faktojmë shqiptarëve se ku jemi. Detyra më kjryesore e PD është beteja për votën e lirë. Sigurisht për fitoren, pa diskutim, por p;ra së gjithash për votën e lirë.

PD bëri një hap shumë të madh. Do bëjë hapa të tjerë. Duhet ta mbushim përsëri Bulevardin. Është regjim monist. Si e përmbysëm ne monizmin? Paqësore kanë qenë. Dolëm me moton “vdekje komunizmit”, por armë nuk u përdorën. Tani do themi vdekje monizmit. Tani ne kemi rënë në shtratin, ose kemi ngritur një lëvizje e cila është misionare për të shpëtuar Shqipërinë. Unë di që ka patur shumë që janë mërzitur, që nuk e panë pluhur këtë apo atë. Por këtu është betejë dhe me një të rënë nuk rrëzohet lisi. Kështu që a e tronditi kjo? E ka tronditur. Unë kam hallin te shqiptarët, të çlirohjen nga frika, nga ndrojtja dhe kjo ka ndikim të jashtëzakonshëm në atë drejtim. Do vazhdohet kjo”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha mesazh mediave të huaja: Investigoni krimet e Ramës, do gjeni gjëra tronditëse

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje mediave të huaja në investigojnë krimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published.