Dokumentat tek Porti i Durrësit, Rama dhe Basha janë bashkë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate të bërë për mediat, tha se është koha që të rrëzojnë nga pushteti Edi Ramën, ndërsa e cilësoi qeverisjen e tij si monizëm.

Duke folur për projektin e Portit të Durrësit, Berisha ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dalin në dritë dokumente false, ndërsa tha se pas kësaj afere fshihen Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Në vitet 90 u ngritëm me moton “vdekje komunizmit” dhe e përmbysëm sistemin, sot është koha dhe një herë të përsërisim “vdekje, vdekje monizmit” të bazuar kësaj here në drogën, vjedhjen, krimin… ky monizëm duhet të arkivohet një minutë e më parë.

Ky monizëm e ka bërë kombin më të varfër. Ky monizëm nuk ka të ndalur aferat e tmerrshme të Edi Ramës.

Ka vjedhur 420 mln euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, dhe mbyll djegësin e Elbasanit me SKAPIN e tij, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katrorë tokë, me një sipërmarrje, shumë shpejt do njiheni me dokumente false, 60% të aksionerëve janë thjeshtë Edi Rama Lulzim Brava, dhe mafiozë rreth tyre, ndaj dhe emrat nuk thuhen dhe po organizojnë vjedhjen më të tmerrshme që Durrësi ka njohur. Por ne do i dalim zot”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha mesazh mediave të huaja: Investigoni krimet e Ramës, do gjeni gjëra tronditëse

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje mediave të huaja në investigojnë krimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published.