Gjykata: Po, Basha përfitoi 4 vila pas tërmetit

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e ish kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzonte kryebashkiakun Erion Veliaj se për shpifje gjatë fushatës për zgjedhjet e 2021. Gjykata i ka dhënë të drejtë Veliajt në lidhje me deklaratat e një viti e gjysmë më parë, se Lulzim Basha ka përfituar 4 shtëpi të reja pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe kishte ndërtuar pa leje në katin e sipërm të pallatit ku jetonte më parë, pas stadiumit “Arena Kombëtare”.

Ish-kreu i PD-së i ka mohuar pronësitë e vilave luksoze në lagje residenciale në periferi të kryeqytetit, apo në Gjirin e Lalzit në Durrës, por Veliaj shprehej, pas padisë se: “Unë jam gati t’i provoj edhe dy vilat te ‘Long Hills’ edhe dy vilat në Lalz, edhe pallatin që është dëmtuar, dhe nuk është vërtetë që pallati i liderit të opozitës është dëmtuar. Këtë e vërtetoj me aktkonstatimin. E njoh qytetin në çdo cep”.

Veliaj ishte shprehur se Basha ka përfituar gjatë kohës së tërmetit vila në dy zona luksoze, në Lalëz dhe në zonën rezidenciale në “Long Hill” në Tiranë.

Basha e kaloi në heshtje, por në emër të tij ngriti padi për shpifje ndaj kryebashkiakut në Prokurorinë e Posaçme kunati, Erion Isufi, gjyq që u mbyll me fitoren e Veliajt. Sipas vendimit të SPAK, kunati i Bashës, nuk arriti të provonte dot në SPAK se deklaratat e Veliajt, se Lulzim Basha zotëron 4 vila dhe kishte aplikuar në bashki për vilën e 5-të, ishin të pavërteta, duke vërtetuar se deklaratat e Veliajt ishin të sakta dhe se vilat në fjalë ekzistojnë, po aq sa është fakt që Basha vetë që pas tërmetit të 2019-s vazhdon të jetojë zyrtarisht me qira në periferi të Tiranës.

Basha u transferua në një vilë në kompleksin luksoz me arsyetimin se shtëpia e tij në katin e fundit të një pallati ku jetonte, në Njësinë nr.2 në kryeqytet, ishte dëmtuar nga tërmeti dhe i ishte nënshtruar riparimeve. Pretendimin e Bashës e hodhi poshtë Bashkia, që tha se, pallati në fjalë nuk ka pësuar asnjë dëmtim dhe se nuk ka pasur asnjë aplikim për leje për riparim nga ana e kreut të PD-së.

“Teksa dihet publikisht që z. Basha ka ndërtuar pa leje kate shtesë në pallatin e tij, pranë Stadiumit Kombëtar në NJA nr. 2, as ditën e tërmetit, e as sot nuk është deklaruar asnjë dëm. Për më tepër, Administratori i Nj. 2 as nuk ka marrë aplikim për punime meremetimesh nga tërmeti e kësisoj, as nuk ka dhënë një leje të panevojshme e të pakërkuar nga Familja Basha“, deklaronte Bashkia e Tiranës.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply