“Përbindëshat” e tjerë që po vijnë në Tiranë përpara zgjedhjeve lokale

Nga Klodian TOMORRI

Në krah të Sky Tower, në Bllok, aty ku sot është një parking dhe Vila Ferdinand, po vjen një 30 e ca katesh. Ky është në fazë të avancuar dhe me shumë gjasa është marre edhe leja e zhvillimit.

Më sipër, ngjitur me Katedralen tek ish-BKT është dhënë miratimi për një 40-katësh. Kësaj iu bënë letrat sikur e dëmtoi tërmeti për t’i hapur rrugë kullës. Tek të dyja këto kulla, ndërtuesi është i njëjtë.

Lart tek Kalaja e Tiranes, aty ku sot është Mileniumi, është në tentativë një tjetër kullë e madhe. Fati i kësaj është pak më i paqartë sepse është shndërruar në objekt sherri. Madje, bashkë me kullën Eyes of Tirana, kjo e Mileniumit është një nga sebepet e tronditjeve në tregun mediatik dhe përmbysjeve dramatike editoriale.

Të tjerë, 60-katësh tashmë janë publike. Me pak fjalë Tirana po kërcënohet nga një vale e re e madhe betonizimi në zonat ku dendësia e popullsisë është në nivele të rekordit botëror. Ajo që po ndodh është ndërtimi i një qyteti, sipas modelit brazilian të favelave, por edhe më i frikshëm, sepse këtu favelat janë me shumë kate.

Për shkak të këtij kërcënimi, kandidatëve për kryetarë bashkie u duhet bërë presion të pozicionohen dhe të qartësojnë programin e tyre në lidhje me këtë çështje. Angazhimet e tipit, që këtë do e vendosin ekspertët apo do ta shohim rast pas rasti nuk mjaftojnë.

Secili prej kandidatëve duhet të bëjë të qartë pozicionin, do lejojë apo jo ndërtimin e kullave të tjera në qendër të Tiranës. Pastaj elektorati e ka të qartë dhe voton.

Nëse qytetarët janë dakord me këtë model të zhvillimit urban, e votojnë. Nëse jo, zgjedhin alternativën që u ofron një tjetër model. Por kjo duhet të jetë e qartë.

About Redaksia

Check Also

Parlameti italian reagon pas ndërhyrjes së Ramës tek RAI: E pajustifikueshme, Italia…

Komisioni parlamentar i medias, që njihet edhe si Komisioni për Mbikëqyrjen e RAI-t, e quan …

Leave a Reply