Cristiano Ronaldo nuk është ndalur me akuza në intervistën e tij të fundit. Ylli portugez, në intervistën dhënë mediumit “The Sun” e ka sulmuar ish-trajnerin e Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, për të cilin thotë se nuk kishte dëgjuar më parë.
“Pas Sir Alex Fergusonit nuk kishte rritur në klub: përparimet ishin të barabarta me zero. Një aspekt i rëndësishëm i kësaj është se si United e shkarkoi Ole Gunnar Solskjaerin për ta marrë një drejtor sportiv si Ralf Rangnick. Dhe, është një gjë që askush nuk e ka kuptuar: nuk ka qenë kurrë trajner, është gjëja që nuk më befason veç mua, por krejt botën. Si mund të bëhesh trajner i United nëse nuk ke punuar kurrë si trajner!?”, ka pyetur Ronaldo.