Afera që kthen Durrësin në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave

Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë. Gjatë mbledhjes ai akuzoi kryeministrin Edi Rama në lidhje me investimin në Portin e Durrësit, ku u shpreh se po kërkon ta kthejë qytetin bregdetar në një “lavatriçen më të madhe të Europës”.

“Ishte një betejë e parë, e cila natyrisht do të vazhdohet me një seri betejash të tjera, përballë kemi një armik shumëplanësh i votës, i qenies. Një dëbues si kurrë ndonjëherë në histori të shqiptarëve nga vendi i tyre. Ngjarja e fundit që po debatohet sot në parlament është të themi e përmasave që tejkalon çdolloj imagjinate, tejkalon çdo lloj kodi ligjor, etik, moral.

Këta janë vërsulur në mënyrën më të papërmbajtur ndaj pasurive publike të vendit. Edi Rama pasi ka garantuar të gjitha kanalet e narkoeurove tani kërkon të kthejë Durrësin në Dubain e tij, por njëkohësisht dhe në lavatriçen më të madhe të Europës dhe më gjerë. Me 12600 apartamente në një truall prej 1 mln metër katrorë Durrësi bëhet qyteti më i pabanueshëm i botës. Tejkalon në dendësi për frymë çdo lagje apo qytet mbi planet, por këto janë anët që shoqërojnë këtë vjedhje të paimagjinueshme. Këtë vjedhje që nuk ndodh kurrë në botë që një aferë si kjo të mund të shqyrtohet, të mund të projektohet, të mund të imagjinohet. Por këtu ndodh se këtu është makineria më e fuqishme e vjedhjes, makineria e Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pollo: Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët maqedonas e serbë!

Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas …

Leave a Reply

Your email address will not be published.