Rama çon sekretarin të mbrojë projektin e portit të Durrësit, Spaho: Të vijnë ata që e kanë firmosur

Në Komisionin e Ekonomisë ka nisur me debate shqyrtimi i projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, Sh.A. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”

Debati ka nisur mes deputetit demokrat Edmond Spaho dhe kryetarit të komisionit Eduard Shalsi.

Edmond Spaho: “Të vijnë ta mbrojnë projektin ato që kanë firmosur. Ministrja e Financave dhe zv/kryeministrja, ministrja e Infrasktrukturës. Ta kalosh këtë projekt me zv/ sekretarin e përgjithshëm, zv/ ministrin dhe drejtorin e portit është qesharake. Na kurseni komedinë. Nuk kemi nevojë për shfaqje të tilla”

Edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku mbështeti kërkesën e Spahos. ”Kërkesa për të thirrur dy ministra është normale. Projekti ka shumë impakt për komunitetin.

Pjese nga debati

Edmond Spaho: Një projekt i tillë i ngarkohet hidraulikut të kryeministrisë. Nuk mund të mbrohet me këta njerëz projekti.

Eduard Shalsi: Të të vij turp!  Nuk është gjuhë etike.

Edmond Spaho: Jeni hajdutë të paskrupullt. Po vidhni për të ndërtuar pallate kjo është historia.

Eduard Shalsi: E kuptoj që keni humbur qetësinë por është moment për të festuar ardhjen e një investitori të madh

Edmond Spaho: Që vjedh bashkë me ju. Hajdutët më të mëdhenj jeni ju.

Eduard Shalsi: Jeni të paaftë për të komunikuar, analizuar. S’keni kapacitet të gjykoni një projekt të tillë madhor. Edhe banaliteti në adresë të të ftuarve dhe të investitorit tregon se s’keni kapacitet.

Edmond Spaho: Ju ka shkelur Edi Rama me këmbë.

Ndërhyn Erjon Braçe: Kërko ç’të duash por mos u merrni me ne.

About Redaksia

Check Also

Deklarata/Dumani është takuar me McGonigal, Meta, mesazh Ramës: Edi do të këmbehesh me Fredin

Kreu i PL, Ilir Meta ka bërë sonte deklaratën e fortë ku ka denoncuar takimin …

Leave a Reply