Shifrat e një mashtruesi!

Shumica aktuale bën krahasimet e saj për dëmet që kanë sjellë përmbytjet e ditëve të fundit me ato që sollën ato të 2010-ës kur socialistët ishin në opozitë e akuzonin për keqmenaxhim të shkarkimeve nga kaskadat e hidrocentraleve demokratët, siç po bëjnë këta të fundit në situatën aktuale.

Kryeministri, për të përgënjeshtruar opozitën, por dhe mediat të cilave ju ka nisur një betejë të ashpër pasi i akuzon për dizinformim, rendit të gjitha të dhënat e marra nga Bashkia e Shkodrës për të dyja rastet e përmbytjeve.

“Në Dhjetor 2010, sipërfaqja e përmbytur ka qenë 14.280 ha, ndërkohë sot sipërfaqja e përmbytur sipas të dhënave zyrtare që ne kemi, por të publikuara nga vetë Bashkia Shkodër është vetëm 1685 ha.

Në Dhjetor 2010, 2580 banesa kanë qenë me prezencë uji, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ishin vetëm 5 banesa. Aktualisht nuk kemi asnjë banesë me prezencë uji.

Në Dhjetor 201, 12.145 persona kanë qenë të evakuuar, ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë evakuuar 99 qytetarë”, këto janë të dhëna zyrtare të Bashkisë së Shkodrës.

Rama është marrë sërish me lajmet e publikuara në disa media lidhur me eksportin e energjisë elektrike. Rama e cilëson si gënjeshtër të një orketestre injorance dhe ligësie deri në pikën ku logjika mungon. Ndërsa përgënjeshtron një lajm ku pretendohet se kryebashkiakja e Durrësit, nuk ka qenë në krye të detyrës, por në një mbrëmje gala.

About Redaksia

Check Also

“Ai ka kapacitet të përballet vetë”, Rama shet vëlla Olsin?

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe akuzat e bëra ndaj reportazhit të RAI 3 ndaj …

Leave a Reply