Berisha: Primaret janë pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e kryesisë së partisë se primaret janë tashmë pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të PD. Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se primaret kanë krijuar një impakt shumë pozitiv tek anëtarët dhe simpatizantët e PD.

“Kjo mbledhje ka dy çështje madhore. Miratimin në vazhdim të kandidaturave për primare në bashkitë e mbetura dhe do të diskutojë rreth aksionit opozitar në tërësi. Primaret janë bërë tashmë pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor, palcor të PD-së.

Ato kanë krijuar një impakt shumë pozitiv tek anëtarët dhe simpatizantët tanë, por në përgjithësi tek të gjithë shqiptarët që besojnë tek vota e lirë, dhe respekti tek individi.

Shqiptarët kanë nevojë jetike për ndryshimin e PD-së, si parti e shpresës, besimit dhe të ardhmes. Ndryshimi natyrisht realizohet vetëm me vepra, me hapa konkretë.

Në këtë kontekst ne pas ndryshimeve të thella dhe një cikli të paprecedentë votash brenda në parti, pas miratimit të rregullave, kushtetutës tonë partiake, zgjedhjeve me primare të kryetarëve të degëve, ne tashmë kalojmë në zgjedhjen nga anëtarët dhe simpatizantët tanë të qeveritarëve vendorë.

Kjo përbën padiskutim ndryshimin më të madh të kësaj force politike në këto 30 vite. Por kjo përbën njëkohësisht edhe hapjen e saj institucionale me të madhe në tërë ekzistencën e saj.

Hapja është shumëformëshe, por primaret janë forma më institucionale, më e rëndësishme e kësaj hapje.

Sot ne kemi mbi 200 e ca kandidatura të cilat vijnë nga PD, shoqëria civile, bota akademike, por edhe nga diaspora dhe emigracioni”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dokumentari i RAI3/ Mediat italiane: Presion i ri nga Rama pas akuzave për vëllain

Il Fatto Quotidiano Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ndalet: pas deklaratave të furishme për mediat …

Leave a Reply