Berisha: KESH të krijojë një fond të posaçëm për dëmshpërblimin e të përmbyturve

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit u shpreh se, drejtorin i KESH ka kryer një krim duke mos lajmëruar autoritetet vendore.

“Ne jemi këtu për të qëndruar në interes të qytetarëve të përmbytur. Sidoqoftë, e dënoj me ashpërsinë më të madhe aktivin e përmbysjes së Shkodrës dhe Nënshkodrës nga hapja në mesnatë pa paralajmërim e tuneleve, kërkoj dëmshpërblimin e tyre nga ata që i përmbytën. Drejtorin i KESH ka kryer një krim duke mos lajmëruar autoritetet vendore.

Ne jemi këtu për të qëndruar në interes të qytetarëve të përmbytur.

Sikur kemi sjellë një amendament në Kuvend, për krijimin e fondit rezervë nga KESH për përmbytjet. Në Shqipëri, përmbytjet nuk janë të rralla. Por përmbytjet e paralajmëruara janë të domosdoshme që të merren masa dhe të dëmshpërblehen kur ndodhi për shkak të digave.

Ligji shqiptar dhe në gjithë botën, detyron përmbytësin që të dëmshpërblejë të përmbyturin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply