Brazili, spektakël ndaj Serbisë

Brazili ka shënuar fitore të lehtë ndaj Serbisë në ndeshjen e fundit të fazës së parë të grupeve në Kampionatin Botëror. Latino-amerikanët fituan me rezultat të pastër 2:0 ndaj Serbisë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola të shënuar, por me një dominim total të brazilianëve. Kurse, në të dytën, u thye edhe mbrojtja serbe.

Richarlison fillimisht realizoi në minutën e 62-të pas asistimit të Vinicius Junior. E kjo dyshe kombinoi edhe në golin e dytë të shënuar në minutën e 73-të të ndeshjes. Richarlison shënoi në mënyrë akrobatike, duke e realizuar golin më të bukur të Botërorit deri më tani.

Me këtë fitore, Brazili prin në tabelë me tri pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e dytë. Në të tretin gjendet Kameruni pa pikë, kurse grupin e mbyll Serbia që po ashtu nuk ka pikë.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply