Shkullaku: Fjalimi idiot i Ramës tregoi se kryeministri është në hall të madh

Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv komentoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama për projektin e Portit të Durrësit. Armand Shkullaku deklaroi se nuk ka dëgjuar fjalim më idiot në jetën e tij se ai i kryeministrit Rama.

“Çdo fjalim që të ketë vlerë duhet të ketë një kontekst të caktuar. Unë nuk kam dëgjuar në jetën time fjalim më idiot e më pavend se fjalimi i Ramës për çështjen në fjalë.

Do kishte vlerë nëse Rama do mbante referantë në një akademi ku të shpjegonte rëndësinë e publicistëve shqiptarë të fillim shekullit të kaluar në përshkrimin e politikës shqiptare”, tha Shkullaku.

Analisti u shpreh se Rama ka bërë një marrëveshje me një individ biznesmen dhe një kompani nga me aksione shtetërore në offshore.

“Çfarë përfiton shtetii shqiptar i cili minimumi që tani që flasim ka minus 2 mld euro, vlera e tokës, taksat e falura, dhe porti i ri.

Për këto jam i interesuar të dëgjoj shpjegimet e Ramës. Rama thirret për Portin e Durrësit dhe flet për Ismail Qemalin dhe Faik Konicën, pa vend, patetik, ndryshonte zërin herë pas here. Fjalimi ishte jashtë kontekstit.

Fjalimi tregoi se Rama është në hall të madh, fjalim i përgatitur prej disa ditësh, duket material i konsultuar për të shmangur kapjen me presh në dorë. Përgjigje për Portin e Durrësit nuk mori njeri”, tha Shkullaku.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet ortakëria e Olsi Ramës me Amant Josifin në kërkim ndërkombëtar për 2.2 miliardë euro mashtrim

Mandati i arrestit ndërkombëtar për Amant Josifin erdhi pas disa shkrimeve investigative në mediat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.