Pedagogët para Kuvendit: Dy muaj protestë, nuk është plotësuar asnjë kërkesë!

Pedagogët e universiteteve kanë dalë sërish në protestë para Kuvendit ditën e sotme, ku po zhvillohet seanca për miratimin e buxhetit, ku prej dy muajsh kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Njëri prej pedagogëve të pranishëm në protestë u shpreh se edhe pas protestave të vazhdueshme, deri më tani, nuk është realizuar asnjë prej kërkesave të tyre edhe pse protesta bëhet për të sensibilizuar opinionin publik dhe jo për të treguar forcë.

Ai shton edhe rritja e pagës prej 8 % për të cilën flitet, është vetëm për stafin akademik dhe vetëm në disa universitete specifile.

Pedagogu:  Asnjë nga kërkesat tona nuk është realizuar deri më tani. Rritja e pagës nuk është realizuar. Rritja e pagave prej 8 % është bërë vetëm për stafin akademik në katër universitete. Ne të tjerët jo. Sot bëhet fiks dy muaj dhe unë nuk di asgjë. Ne protestën e kemi patur për sensibilizim, as për dhunë, as për forcë. Ka qenë një kërkesë nga disa anëtarë të sindikatës dhe meqë sot ka qenë edhe seanca plenare, në vendosëm të dilnim sot në protestë.

About Redaksia

Check Also

Ka nisur lufta mes bandave të regjimit/ Vangjush Dako largohet nga Shqipëria

Vangjush Dako është laguar nga Shqipëria. lajmi është dhënë në media nga Kryetari i PD, …

Leave a Reply