Spaho-Majkos: Pandi që ndryshon mimikën, mos u ndrydh nga çizmja e Ramës!

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, duke folur përmes lidhjes live nga kryetari i PD-së Sali Berisha. Spaho u ndal te projekti i portit të Durrësit, teksa më pas kërkoi që opozita të lejohet të flasë. Ai tha se parlament pa opozitën ka pasur vetëm në kohën e Enverit dhe nuk do të lejohet të përsëritet.

“2 miliard euro të tjera që ia fal vetes së vetë. Veç këtyre bën përjashtime nga taksat, 220 mln euro të tjera dhe mburret për një fitim hipotetik që do ta paskemi nga 33% prej 380 mln euro. 4 mld e 200 mln euro ia heq Shqipërisë, pa llogaritur efektet e mospasjes së portit, i cili sot përpunon 4 mln ton mallra dhe në këmbim përpiqet të na hedhë hi syve. Duhet të lejojë opozitën të flasë. Çdo deputet ka të drejtën të flasë 10 minuta. Nuk ka parlament nëse opozita nuk flet. Parlament pa opozitë ka pasur në kohën e Enverit dhe ne nuk do lejojmë të përsëritet. i bëj thirrje dhe kolegëve nga e majta dhe Pandit që ndryshon mimikën, ke qenë student i dhjetorit Pandi, ke luftuar për fjalën e lirë, mos u ndrydh nga çizmja e Edi Ramës. Ngrije zërin dhe jepi të drejtat opozitës”, tha Spaho.

About Redaksia

Check Also

Protesta, Berisha përshëndet liderët europianë: Garantojmë siguri të plotë miqve tanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi si antikushtetues dhe të diktuar nga Edi Rama refuzimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published.