Roli i Taulant Ballës tek masakra me 3 të vrarë, gazetarja tregon skandalin

Klodiana Lala, ka folur për vendimin e gjykatës për agjësimin e një përgjimi të Taulant Ballës, pasi prokuroria kishte kërkuar heqjen e tij nga përgjimi dhe shkatërrimin e materialit, pasi përgjimi ishte një gabim.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se gjykatësja jo vetëm ka vendosur asgjësimin e CD-së, por edhe të serverit!

Kujtojmë se kjo ngjarje u deklrua fillimisht nga Ardjan Çapja në sallën e gjyqit, ku ai lëshoi akuza të forta për një politikan me emrin Taulant, që i referohet Taulant Ballës.

“Gjatë marrjes në pyetje, Çapja pretendoi se një zyrtar i lartë, politikan me emrin Taulant, është përgjuar në lidhje me masakrën e 3 shkurtit 2016, ku u vranë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë. Janë venë në përgjim disa persona.

Çapja deklaroi se një politikan është përgjuar në këtë ngjarje. I vetmi politikan me emrin Taulant, është Taulant Balla, popr Capja nuk e tha me emër dhe mbiemër. Pastaj, vijoi me akuza të forta ndaj prokurorit të cështjes.

Mes të tjerash, Çapja deklaroi se gjykata e Elbasanit ka vendosur ta asgjësojë përgjimin. Është firmosur nga Zamira Vyshka. Cfarë thotë vendimi? Është urdhëruar përgjimi i disa personave, mes të tjerave shtetasi Taulant, por nuk jepet mbiemri dhe funksioni.

Më pas, oficeri i policisë gjyqësore i referon përgjimet prokurorit. Prokurori pretendon se numri i shtetasit Taulant ishte lapsus dhe ky numër nuk mund të vijonte të përgjohej.

Gjykata ka vendosur të asgjësohet CD me përgjime. E dyta, të fshihet server në Prokurorinë e Përgjithshëm!”, deklaroi Lala.

About Redaksia

Check Also

Shehu: Berisha në arrest politik, do ta lirojmë me rezistencën tonë!

Deputeti i PD, Tritan Shehu, duke folur në ditën e 87 të tubimit qytetar në …

Leave a Reply