Berisha: BE zbarkon në Shqipëri për t’i dhënë fund “Ballkanit të Hapur” dhe vasalitetit të Ramës ndaj Serbisë

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh në konferencën për shtyp se, BE zbarkon në Shqipëri për t’i dhënë fund “Ballkanit të Hapur” dhe vasalitetit të Ramës ndaj Serbisë. Berisha tha se, Edi Rama, prej muajsh po bën në çdo samit, të Rusisë së vogël. Historikisht Serbia është vlerësuar dhe konsideruar si Rusia e vogël.

“Për t’i dhënë projektit përçarës në Ballkan, zbarkon këtu lidershipi i Europës me flamurin e Procesit të Berlinit.

Vijnë këtu 6 vende të Ballkanit Perëndimor, pra në njëfarë mënyre për të varrorus projektin serbo-rus të Ballkanit të Hapur, kaq shumë të reklamuar nga vasali i Vuçiçit dhe indirekt i Putinit.

Edi Rama, prej muajsh po bën në çdo samit, të Rusisë së vogël. Historikisht Serbia është vlerësuar dhe konsideruar si Rusia e vogël.

Por kurrë ndonjëherë në histori, Serbia nuk ka dëshmuar më shumë se sot, se është një Rusi e vogël në Ballkan, duke mos respektuar sanksionet e vendosura nga BE dhe NATO ndaj Rusisë.

Duke u shndërruar kështu në një prapavijë të rrezikshme për Ballkanin të Rusisë së Putinit.

Edi Rama ka bërë haptaz avokatinë e Rusisë së vogël. Ka justifikuar, ka kërkuar që të tjerë ta mirëkuptojnë se pse Serbia nuk mund të respektojë sanksionet. De facto ka respektuar politikën e Putinit ndaj Serbisë.

Ndaj me këtë rast, me samitin e BE në Tiranë, merr një përgjigje fatale vasaliteti i tij ndaj Beogradit, indirekt ndaj Rusisë. Mbështetja që ai i bën hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus në Ballkan”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kalaja depoziton në SPAK kallëzim ndaj Veliajt, Ramës, Lindita Ramës e Artan Lames

Sot me emrin tim personal, unë Adriana Kalaja, depozitova në SPAK 2 kallëzime: 1. Kundra …

Leave a Reply

Your email address will not be published.