Laboratori i kokainës/ Ish-kreu i Prokurorisë: Politika po merr në gjirin e vet kriminelë për vota

Eugen Beci, ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda thotë se krimi i organizuar në Shqipëri ka gjetur strehë tek politika duke e pasur më të lehtë ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme.

Në një intervistë për Euronews Albania ku foli lidhur me sekuestrimin e 430 kg kokainë në Fier, Beci u shpreh se bashkëpunimi i krimit me politikën është i njohur kudo në botë, por në Shqipëri ky fenomen ka pësuar evolucion, me politikën që nuk i ka vetëm bashkëpunëtorë, por pjesëtarë të vetët eksponentët kriminalë.

“Bashkëpunimi me eksponentë të ndryshëm të politikës është i njohur një çdo vend të botës. E rëndësishme është sa ta patundueshëm janë politikanët shqiptarë. Siç duket, politikanët shqiptarë ose nga naiviteti, gjë që e dyshoj, ose se duan të fitojnë vota në zona të caktuara përkrahin njerëz të dyshimtë në aktivitetit kriminal, ata gjejnë një strehë në partitë politike shqiptare duke e lehtësuar punën. Në Shqipëri ka një lloj revolucioni, sot politika po merr në gjirin e saj eksponentë të krimit, nëse dikur ka pasur bashkëpunëtorë sot në politikë ka pjesëtarë të krimit”, tha Beci.

About Redaksia

Check Also

Budina: Rama-Veliaj nuk ikin vetë, t’i tërheqim zvarrë! Nesër është dita e sulmit kundër hajdutëve

Regjizori Edmond Budina duke marrë fjalën në tubimin qytetar që zhvillohet në mbështetje të liderit …

Leave a Reply