Berisha: Tre veprimet që do ndërmarrim kundër mega-aferës së Portit të Durrësit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Porti i Durrësit, për të cilin u votua që të vidhet mesnatën e të enjtes që kaloi, është një problem madhor. Berisha tha se, ne do qëndrojmë me mosbindje civile dhe të gjitha format.

“Problemi me Portin e Durrësit, për të cilin u votua që të vidhet mesnatën e të enjtes që kaloi, është një problem madhor.

Së pari, ne kemi dërguar në Kushtetuese marrëveshjen.

Së dyti do krijojmë një Komision Hetimor.

Së treti do qëndrojmë me mosbindje civile dhe të gjitha format.

Së fundmi, u bëj thirrje qytetarëve dhe kompanive që të qëndrojnë larg kësaj mega-afere. Asgjë nuk dihet t’i joshë ata për të investuar, për t’u mashtruar nga ndërtimet në këtë shesh”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i SHBA/ “Shqipëria strehon një rrjet organizatash kriminale të trafikut të drogës”

Sipas Raportit për Shqipërinë OSAC, organizatës partnere të Departamentit Amerikan të Shtetit, publikuar më 27 …

Leave a Reply