Video/ Nxënësit në Elbasan protestojnë kundër qeverisë, Berisha: Këta janë guximtarë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video në rrjete sociale ku tregon revoltën e nxënësve ndaj qeverisë.

Në pamjet e publikuara nga kryedemokrati shihen disa nxënës të shkollës së mesme ‘Ali Myftiu’ në qytetin e Elbasanit që protestojnë kundër Edi Ramës.

Nxënësit të cilët protestojnë në ambientet e shkollës dëgjohen teksa bëjnë thirrje për largimin e kreut të qeverisë, Edi Rama.

“Nxënësit e shkollës së mesme Ali Myftiu në Elbasan, në protestë kundër Edi Ramës në mjediset e shkollës. Ju lumtë nxënësve guximtarë!”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ndryshon kursi në Uashington/ SHBA u jep detyra të reja diplomatëve

Departamenti Amerikan i Shtetit i jep fund praktikave të ndërhyrjes së ambasadorëve në politikat e brendshme të shteteve …

Leave a Reply