Hohmann: BERZH program 10 milionë euro për potencialin turistik të Shkodrës

Pas vizitave që Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann zhvilloi javën e shkuar në bashkinë e Shkodrës, ku u njoh me problemet e rënda të shkaktuara nga përmbytja, por edhe me potencialet e zhvillimit, sot vjen edhe një lajm me rëndësi për Shkodrën e më gjerë.

Znj. Hohmann e njoftoi atë në Facebook

“Mahnitëse pamja nga Kalaja e Rozafës, një pikë referimi e rëndësishme historike për Shkodrën dhe Shqipërinë. Nga atje lart mund të shihet potenciali që ka rajoni i Shkodrës, ashtu si edhe rreziqet që mund të vijnë nga vërshimet e ujrave. BE tashmë ka ofruar mbështetje të fortë për rajonin, përmes programeve si IPARD, EU4Innovation, CBC dhe projekte të tjera.

Ne mezi presim fillimin e programit të ri të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për zhvillimin e turizmit, i cili do të sigurojë 10 milion euro për të zhvilluar kështjellën e Rozafës dhe rajonin e liqenit të Shkodrës për të ndihmuar në rritjen e potencialit turistik të Shkodrës”, nënvizoi ambasadorja e BE-së.

Në vijim, shtoi edhe foto të tjera nga vizita e saj në Shkodër.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply