Berisha: 320 mln euro për Lekaj-Fier, meremetimi kushton dy herë më shumë se ndërtimi nga e para

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar sot një takim me banorët e njësisë numër 11 në Tiranë. Berisha komentoi rrugën Lekaj-Fier për të cilën është parashikuar një investim 320 mln euro. Berisha tha se meremetimi kushton dy herë më shumë se ndërtimi nga e para.

“Ju keni lexuar, se si mediat e huaja, eksponentë të huaj, vend i varfër, qytetarë të varfër. Jo nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur. Se ne jemi ata që në vitin 2013 i kishim rrogat më të larta se Maqedonia, Serbia, Bosnja, i gjithë rajoni. Dhe e nisëm me rrogën e tretë më të ulët në botë, kishim pas vetëm Ugandën dhe Angolën.
E çfarë ndodhi? Prap kemi rrogat më të ulëta, paguhemi 20-30 % më pak se në Kosovë. Pse kështu. Sepse kjo qeveri, vetëm vjedh. Kjo qeveri në këto 9 vite ka rritur nga 62.6 % që e dorëzuam në shtator të vitit 2013 në 107%. Ne e rritëm borxhin nga 58.4 në 62.6, e rritëm 4.2 %. Me rritjen e borxhit ne dyfishuam rrogat, pensionet, ndërtuam 11 mijë km rrugë, ndërtuam mijëra shkolla, qindra ujësjellës e kanalizime në të 4 anët e vendit. Subvencionuam mijëra fermerë. Si dhe pse ndodhi, pse kjo. Për faktin e thjeshtë se ne nuk ndërtonim një rrugë me çmim 8 herë se në Europë. Jo, rrugët në Shqipëri ndërtoheshin me një çmim 20-30 % më të ulët se në Europë.
Rrugët e mëdha që të gjitha i kemi ndërtuar me kompani të mëdha evropiane. I kemi ndërtuar me garë të hapur, në përputhje me të gjitha manualet e ndërtimit, të cilat nuk kanë kurrë çmime të tilla përrallore. Sot rruga Lekaj-Fier, të cilën secili prej jush kush e di sa herë e ka bërë, tani ç’bënë. Morën 320 mln euro për të bërë rrugë anësore dhe rikonstruksion që i bie 7 mln euro kilometri. Ndërkohë, ajo rrugë në segmentin Lushnje-Fier është ndërtuar me 1.2 mln euro kilometri dhe nga Shkëmbi i Kavajës në Lushnje është ndërtuar me 2 mln euro km.
Meremetimi 2 herë më shumë se ndërtimi nga e para. Vjedhje, vjedhje e vetëm vjedhje. Nuk mund të ketë asnjë arsye tjetër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Në dreq Ambasadorë memecë ndaj hajdutërisë mafioze

Ne dreq Ambasadoret memecë ndaj hajdurise mafioze te pandeshkuar te Rames e Veliajt dhe llafane …

Leave a Reply