Berisha: Call centerat e këshilltarit të Olta Xhaçkës po mashtrojnë europianët me bitcoin

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një takim me banorët e njësisë 1 dhe 3 në Tiranë deklaroi se këshilltari i Olta Xhaçkës, Amant Josifi, po mashtron europianët me bitcoin e me call centera. Berisha theksoi se më 6 dhjetor duhet të dalin në shesh pasi jemi shndërruar në njerëz të varkave sepse janë vjedhur nga qeveria e Edi Ramës.

“Ne duhet të dalim në 6 dhjetor, pasi jemi shndërruar në njerëz të varkave, pasi jemi njerëz të vjedhur, prandaj jemi të varfër dhe prandaj po iki. Kjo është e vërteta, sepse tokë më të pasur se kjo tokë nuk ka. Sepse kur kryeministri merr plaçkë portin mijëravjeçarë, këtë nuk e ka bërë asnjë kolonizator, por ky do të ndërtojë Dubain e tij.
Kam 2 javë që denoncoj një vjedhje të jashtëzakonshme që u bëjnë europianëve. Në një aspekt protesta jonë ndaj këtij regjimi është për të gjithë shqiptarët e ndershëm.
Çfarë bëjnë këta. Me call centerat e këshilltarit të Olta Xhaçkës, të ministres strategjike ftojnë qytetarët Europianë që blini bitcoin, vendoseni në këtë aplikacion dhe ne do të ua konsiderojmë 25% më shumë. Ka njerëz që besojnë dhe blejnë bitcoin, e vendosin në aplikacion dhe besojnë se e kanë aty, por nuk e kanë kurrë më.
Të gjithë këto call centera të patronuar nga Olsi Rama. Punonjësve u thonin mos u shqetësoni se qeveria nuk ju ngacmon. Dhe më pas bitcoin përfundonte në kuletën dixhitale të mafias që organizon këtë. E pastaj ku? Kthehej në para kesh me paratë e pista që sillnin nga kartelet e Ekuadorit, Meksikës dhe të gjitha bandat e kokainës dhe pjesa tjetër që nuk kthehej, përfundonte në Emiratet e Bashkuara Arabe.
E shihni se në çfarë cikli, këta pasuroheshin me të gjitha mënyrat. Me ato para duan të shesin apartamentet e Dubait këtyre, për qytetarët votonin amendament për amendament sikur nuk kishte fëmijë, të sëmurë, prindër, të gjithë votonin kundër.
Edhe ne të votojmë në datën 6 në prani të të gjithë Europës kundër kësaj qeverie që plaçkit e vjedh popullin e vet”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply