Spanja është mposhtur ndaj Japonisë me rezultat 2:1. Alvaro Morata kaloi spanjollët në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes. Doan barazoi shifrat në minutën e 48-të të ndeshjes.
Tre minuta më vonë, Tanaka kaloi vendasit në epërsi, e që në fund ishte goli i kualifikimit në 1/8 e finales.
Me këtë fitore, Japonia kualifikohet si e para në grupin E me gjashtë pikë.Pas saj vjen Spanja me katër pikë, aq sa ka edhe Gjermania në vendin e tretë, por që ka goldallimi më të keq. Në anën tjetër, Kosta Rika është e fundit me tri pikë.
Gjermania është eliminuar nga Kupa e Botës “Katar 2022”. Kombëtarja gjermane nuk ia ka dalë të kalojë fazën e grupeve.
Gjermania shënoi fitore sonte kundër Kosta Rikës me rezultatin 4:2, por nuk ishte e mjaftueshme.
Serge Gnabry (10’), Kai Havertz (73’, 85) dhe Niclas Fullkrug (90+1’) shënuan golat e fitores.
Yeltsin Tejeda (58’) dhe Juan Pablo Vargas (70’) shënuan golat e vetëm për Kosta Rikën.
Gjermania e mbylli aventurën sonte, duke u renditur e treta në Grupin E me 4 pikë, një më shumë se Kosta Rika, që u rendit e fundit.
Të dy këto kombëtare janë eliminuar, teksa nga ky grup kalojnë tutje Japonia e Spanja.

Gazeta RD