Këshilltarja serbe e emëruar në Qeverinë Kurti: Fundi i ndikimit të politikës së Vuçiçit në Kosovë

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, e emëruar sot nga kryeministri Albin Kurti këshilltare e ministrit të sapoemëruar të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se politika e Vuçiqit dhe Radoiçiqit, nuk do të kenë ndikim në punën e saj dhe të Rashiqit dhe se një nga prioritetet e saj do të jetë ” thyerja e monopolit të Listës Serbe ndaj promovimit mental të serbëve”.

Në një deklaratë për portalin “KoSSev”, pas emërimit të saj si këshilltare, Trajkoviq thotë se interesat e saj janë të fokusuara në tri fusha: “mbështetje dhe vëmendje e barabartë ndaj serbëve që jetojnë në jug dhe në veri të Ibrit, si dhe të atyre që janë dëbuar, dhe duan të kthehen, pastaj transparenca në dialog, dhe prioriteti i tretë është ‘thyerja e monopolit të Listës Serbe ndaj promovimit mental serbëve’”.

Duke folur konkretisht për punën e ish-ministrit Rakiq, paraardhësin e Rashiqit, Trajkoviq thotë se puna e Goran Rakiqit ishte vepër e Milan Radoiçiqit, transmeton Telegrafi.

“Radoiçiq nuk do të ketë më asnjë ndikim në atë që po bëhet. Kjo është gjëja më e rëndësishme, të përjashtohen elementet kriminogjene nga puna jonë”, ka vlerësuar Trajkoviq.

Në të njëjtën kohë, Trajkoviq thekson se tash e tutje nuk do të ketë ndikim as politika e presidentit serb Vuçiq.

“Megjithatë, përmes zotit Rashiq dhe asaj që mekanizmat e mi do të kenë ndikimit mbi të, politika e Vuçiqit nuk do të ketë asnjë ndikim tek ne. Iu është marrë një pjesë e ndikimit, kjo është një punë e madhe për mua”, pohon Trajkoviq.

Gjithashtu këtë situatë ajo e sheh si fillim ose një përpjekje për të inkurajuar njerëzit që të ndryshojnë qeverinë në Beograd.

About Redaksia

Check Also

Kriza reale në Shqipëria përballë shembullit të Hungari

Alba ALIMEHMETI Në Hungari, pjesëmarrja rekord prej 77% tregoi një reagim të fortë të shoqërisë …

Leave a Reply