Presidenti gjerman: Në Shqipëri nuk ka asnjë dyshim në orientimin e qartë drejt BE 

Presidenti i Gjermanisë, Frank – Walter Steinmeier, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, ka mbajtur një fjalim në Parlament, teksa është përqendruar kryesisht te rrugëtimi evropian i vendin tonë.

Së pari, ai shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë në kryeqytetin shqiptar, ndërsa nuk la pa përmendur edhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona në të gjitha fushat.

Madje ai përmendi edhe ndihmën në aspektin sportiv. Steinmeier theksoi ardhjen e gjermanit Tomas Brdariç si trajner në Shqipëri, por edhe vajtjen e Altin Rrakllit si sulmues në Gjermani.

Teksa ka komentuar hapjen e bisedimeve me BE, presidenti gjerman u shpreh se 19 korriku ishte një gur kilometrazhi për Shqipërinë në Bashkimin Evropian dhe për këtë ai shprehu entuziazmin se sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tonë.

“Në Shqipëri nuk ka asnjë dyshim në orientimin e qartë drejt Bashkimit Europian dhe ankorimit të palëkundur në NATO. Qëndrueshmëria juaj, pozicionimi juaj në krah të vlerave tona europiane dhe transatlantike më emocionojnë dhe ju mund të jeni model për shumë njerëz kudo në Evropë edhe në vendin tim”, u shpreh presidenti gjerman.

Steinmeier tha se, rruga drejt BE-së do të vijojë të jetë ambicioze, ndërsa u bëri thirrje palëve që të punojnë përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë, e për këtë shprehu mbështetjen maksimale të Gjermanisë.

“Zonja dhe zotërinj ju falënderoj për durimin tuaj në rrugën drejt Europës dhe ju lutem të vazhdoni në këtë rrugë me këmbëngulje dhe durim të mëtejshëm derisa ky rrugëtim të përmbyllet në mënyrë të suksesshme me pranimin në Bashkimin Europian”, përfundoi presidenti gjerman.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply