Prokuroria, kërkesë për aktakuzë për Agnellin dhe 12 persona të Juventusit

Prokuroria Publike e Torinos tani po përshpejton. Madje, është firmosur edhe kërkesa për aktakuzë ndaj Andrea Agnellit dhe 12 personave të tjerë, si dhe ndaj Juves.

Përveç ish-presidentit do të ishin Nedved, Paratici, Arrivabene, Re, Bertola, Cerrato, Gabasio, Roncaglio, Vellano, Boschetti dhe Grossi.

Pas bllokimit të dorëheqjes së borditi klubit të Juventusit, tashmë grupi i ngritur i së Drejtës Penale Ekonomike, i përbërë nga zëvendësprokurorët Ciro Santoriello dhe Mario Bendoni dhe zv.prokurori Marco Gianoglio, është gati.

Tashmë gjyqtari do të duhet të caktojë datën e seancës paraprake brenda pesë ditëve.

Akuzat

Aktakuza duhet të raportojë atë që ka dalë tashmë më 24 tetor: kontabilitet të rremë dhe komunikime të rreme në merkato.

Disa të dyshuar janë akuzuar edhe për veprën penale të deklarimit të rrejshëm përmes përdorimit të faturave për transaksione që nuk ekzistojnë.

Megjithatë, pozita e të dyshuarve mund të përkeqësohet pasi muajin e fundit janë shfaqur elementë të tjerë sipas prokurorëve. /abcnews.al/

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply