RAMA PAS TAKIMIT ME METEN - /r/n/r/nRAMA AFTER THE MEETING WITH META -

Zhduku përgjimet, Rama: Dua fakte për lidhjet e Taulant Ballës me vrasjet në Elbasan

Pasi zduku përgjimet kërkon fakte për Taulant Ballën. Kryeministri Edi Rama kërkoi fakte dhe vërtetim të akuzave nga akuzuesit për kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

I pyetur nga gazetarët, se a ka një koment për përfshirjen e Ballës në përgjime dhe fshirjen e përgjimit nga Gjykata, Rama tha se ai beson vetëm të vërtetën dhe nuk merret me spekulime.

Për akuzat ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se ka kontaktuar me eksponentë të krimit në Elbasan dhe se ka qenë në një periudhë kohe në përgjim, Rama tha se nuk merret me spekulime ndërsa shtoi se e vërteta bazohet në fakte.

“Si mund të ketë një të vërtetë përveç asaj që bazohet në fakte. Unë i besoj fakteve, nuk merrem me llafe, thashetheme, spekulime dhe i ruhem gjysmë të vërtetave se ato janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve që të sjellin fakte. Që nga koha e Romës kështu ka qenë. Për të marrë nëpër gojë, zhgërryer e baltosur emra njerëzish, për ta paraqitur këtë vend si të zhgërryer, ka plot që e bëjnë, por jo unë”-tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply