Berisha: Me protestën tonë do t’i shpëtojmë nderin, fytyrën dhe dinjitetin Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim me banorët e njësisë numër 7 në Tiranë. Berisha tha se me protestën e 6 dhjetorit do t’i shpëtojnë nderin, fytyrën dhe dinjitetin Shqipërisë. Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se shqiptarët janë viktima të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës.

“Ne dalim në shesh sepse protesta si e tillë është një detyrë dhe e drejtë kushtetuese e jona. Ne dalim në shesh sepse nuk përfaqësohemi nga ai që ulet me presidentë e kryeministria të BE-së. Pavarësisht se strategjia ka përcaktuar Tiranën si qytetin e këtij samiti, nderi i Shqipërisë, i Tiranës, i yni, dinjiteti ynë kërkon që ne në datën 6 ora 12:00 të jemi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Protestat nuk kanë asgjë negative, përkundrazi me protestën tonë ne i shpëtojmë nderin, fytyrën, dinjitetin, Shqipërisë dhe shqiptarëve.

A nuk është Europa dhe bota që thotë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk po e themi ne, por po e thonë institucionet e besimit të mirë Europiane dhe botërore. Atëherë çfarë do të bëjmë ne që kemi mysafir dinjitarët më të lartë të Europës; do të jemi në shesh për të ju thënë se i korruptuar është Edi Rama me qeverinë e tij dhe ne jemi antikorrupsioni shqiptar. Ne nuk jemi të korruptuar, por jemi viktima të këtij korrupsioni”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama injoron amerikanët për skandalin me Porto Romanon/ “E dimë se kush jeni, por nuk do ju pyesim…”

Rama ka injoruar amerikanët për skandalin me Porto Romanon një ditë pas e-mailit të dërguar …

Leave a Reply