Berisha: Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë, këtë do ua themi lidërve të BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim me banorët e njësisë numër 7 në Tiranë. Sali Berisha tha se, Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Duke u ndalur tek protesta e 6 dhjetorit, Berisha tha se është dita kur duhet t’ua themi këtë të vërtetë liderëve të BE-së që vijnë në kryeqytet për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

“Shqipëria jo nga ne, por nga mediat evropiane dhe botërore është cilësuar si “Kolumbia e Europës” është cilësuar narko shteti i parë dhe i vetëm në Europë dhe kjo jo pa baza.

Ju e shikoni, kush e bënte drogën në Shqipëri. 3 ministra droge emërohen njëri-pas tjetrit në Ministrinë e Brendshme. Edhe ky që është sot është deri në vesh me drogën, sepse është Edi Rama, sepse ata nuk i kanë caktuar qytetarët, por Edi Rama.

Sepse ai adapton platformën e drogës. Atëherë ne, qytetarët që pësojnë pasojat e kësaj politike, nuk mund të jenë atë ditë, përveç se në shesh. Për të ju thënë atyre, burra dhe grave të shquar se ne nuk jemi droga e krimi. Krimi është ai që keni në tavolinë. Ne jemi kundër krimit, kundër drogës”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë në polici se i rrezikohet jeta nga Adriana Kalaja

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori nisjen e një procedimi ndaj anëtares së Kryesisë …

Leave a Reply