Por pse ne protestojmë më 6 dhjetor? Së pari që t’u bëjmë me dije se vërtet Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë, sipas të dhënave tuaja, por shqiptarët nuk janë, nuk pajtohen, janë kundër krimit dhe korrupsionit të qeverisë tyre.
Të gjitha raportet e BE janë negative për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. Udhëheqësit e BE e dinë se qeveria është e korruptuar, por ata duhet të mësojnë se populli nuk është i korruptuar, është Edi Rama dhe qeveritarët e tij.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme të dalim në protestë për këtë.
Shqipëria në raportet ndërkombëtare cilësohet narkoshtet. Le të mësojnë shtetarët e BE se qytetarët janë kundër trafikut të drogës, por trafikun e bëjnë klanet qeveritare.
Protesta do tregojë se ne nuk dorëzohemi, por do luftojmë për liritë tona dhe vlerat evropiane dhe kundër anëve të zeza të kësaj qeverie, që i ka të panumërta.
Protesta e 6 dhjetorit është një kundërsulm mbi dëmin e Edi Ramës ndaj imazhit të Shqipërisë.
Imazhin e Shqipërisë nuk e nxijnë protestat, por e nxijnë korrupsioni dhe krimi qeveritar.