Kalaja depoziton në SPAK kallëzim ndaj Veliajt, Ramës, Lindita Ramës e Artan Lames

Sot me emrin tim personal, unë Adriana Kalaja, depozitova në SPAK 2 kallëzime:
1. Kundra Erion Veliajt, shoqërisë i “Arlis Ndertim” sh.p.k, me ortak Armando Lilën ose siç njihet kunati i Fatmir Xhafës, si dhe zyrtarë të tjerë lidhur me abuzimin dhe korrupsionin për:
A. 3 % e banesave sociale që llogaritet në 300 mijë m2..
B. Taksën e përkohshme të infrastukturës në arsim që llogaritet në 50 milion Euro.
2. Kundra Edi Ramës, Lindita Ramës (Xhillarit), Artan Lames, si dhe zyrtarë të tjerë lidhur me grabitjen e tokës në Surrel me një plan korruptiv që në vitin 2008.
Ajo që më bëri përshtypje se Media megjithëse kamerat ishin aty S’NUK fare lajmin dhe këtë denoncim shumë të madh.
Për ato media që për arsye objektive nuk ishin aty, jam e gatshme t’i jap informacion lidhur me këto 2 denoncime me vepra penale shumë të rënda.
Për ato që i ishin aty por “rastësisht” nuk e kishin mendjen, i them se mafia e betonit që kanë zgjedhur t’i shërbejnë ka kërkesa të mëdha, e se në një të ardhme shumë të afërt, i pret fadroma e Sorrës Bici e deri te tritoli.
Ups se desh harrova.
Kanë ndonjë opsion avokatët Eskorta të Kimit që paguhen nga Fondacioni Soros dhe jo vetëm, sesi mund të prishësh 7 kate pa leje mbi një objekt 25 katësh dhe Sarajet në Surrel me themel 1.5 m të gjërë përceç se me TRITOL?
Nëse kanë ndonjë mënyrë tjetër, t’ja thonë Fevziut, Batonit mik të Ramës dhe Redit shok të Gysit.
Gjithsesi unë eci përpara.
Tirana shpëtohet me tritol, dhe këto kulla kur të shemben, do zënë brenda borderotë e shoqërisë civile, shërbëtorë të regjimit.
Edhe kontratat e lobimit me ambasadorë të korruptuar dhe mafiozë.
Edhe të atyre qeflinjve të darkave me ministre vejusha.
Nëse kopjon Veliajn dhe nuk i qëndron përballë këtij çibani, nuk e fiton kurrë Tiranën.
Bashkë fitojmë Tiranën,
Tirana Familja Jonë, Tirana Shtëpia Jonë.
P. S. T’i thotë dikush se super tritol do t’u vihet çdo pune që do të tentojnë të bëjnë miqtë e Veliajt, Gentian Sula i Agikons & CO te Sheshi Teatrit Kombëtar.
Unë e mbaj fjalën.

About Redaksia

Check Also

Si i gënjeu Erion Veliaj 80 mijë banorët e Astirit që sot nuk kanë shkollë as në 3D!

Nga Besart XHAFERRI Pasi kërkoi mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion …

Leave a Reply