Meta: Po hiqet vëmendja nga vjedhja qeveritare e 2.4 mld euro e ortakut të Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka quajtur sulm të paligjshëm dhe akt terrorist ndaj lirisë të mediave, aksionin e IKMT-së për prishjen e Prestige Resort. Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se një akt kriminal nëpërmjet të cilit synohet të tërhiqet vëmendja nga një tjetër skandal shumë i rëndë i bërë së fundmi publik ku është përfshirë qartësisht Qeveria shqiptare dhe ku dyshohet të jetë pjesë edhe vëllai i Edi Ramës, lidhur me mashtrimin e rreth 200 mijë europianëve me kriptomonedha në vlerë 2.4 miliard euro.

Reagimi

Sulmi i paligjshëm dhe brutal i regjimit hajdut dhe skizofrenik kundër “Prestige Resort” është jo vetëm një akt terrorist ndaj lirisë të mediave por edhe një akt kriminal nëpërmjet të cilit synohet të tërhiqet vëmendja nga një tjetër skandal shumë i rëndë i bërë së fundmi publik ku është përfshirë qartësisht Qeveria shqiptare dhe ku dyshohet të jetë pjesë edhe vëllai i Edi Ramës, lidhur me mashtrimin e rreth 200 mijë europianëve me kriptomonedha në vlerë 2.4 miliard euro.

Banditizmi i Edi Ramës tek “Prestige Resort” nuk mund të mbulojë kurrë vjedhjet e shekullit dhe skenat e krimit që janë tek inceneratorët, Porti i Durrësit, koncensionet korruptive, PPP-të dhe tenderat sekretë që po vjedhin pamëshirë shqiptarët çdo ditë.

Llogaridhënies para drejtësisë dhe popullit shqiptar Edi Rama nuk do t’i shpëtojë dot kurrë!

About Redaksia

Check Also

Afera “5D”/ Këlliçi: Prokurori Braho po kursen kreun e organizatës kriminale Erion Veliaj!

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI: Të nderuar qytetarë, Po bëhen tashmë …

Leave a Reply