Pse Aleksandër Vuçiç vendosi të bojkotojë Samitin e BE-së në Tiranë?!

Nga Enver BYTYÇI

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka lajmëruar bojkotin e Samitit të së martës të BE-së dhe PB, që do të zhvillohet në Tiranë. Ky bojkot nuk ka lidhje aq me faktin se ky samit bëhet në Tiranë e as me protestën e opozitës shqiptare, sa ka me orientimin e Serbisë nga pikëpamja gjeopolitike e gjeostrategjike drejt Rusisë.

Nëse lexon fjalimin e Vuçiç dhe reagimin e tij ndaj qasjes europiane për Serbinë, ve re disa elementë:

1.Presidenti serb është i pakënaqur me një Fuqi Europiane, të cilën nuk e përmend me emër, por që herë tjera e ka artikuluar. Bëhet fjalë për Gjermaninë. Sipas tij, Gjermania është një vend pro-Kosovës dhe kundër Serbisë! Narrativa e ndarjes së Gjermanisë nga të tjerat Fuqi Perendimore është një provokim i sojit serb, me qëllim që të thotë se “Serbia nuk paska probleme me Perendimin në tërësi” dhe të përçajë faktorin perendimor ndaj qasjes për Kosovën.

2.Ai thotë se nuk heq dorë kurrë nga Kosova. Kuptojeni qartë nga nadrja e Kosovës. Sepse pjesën që mbetet pas ndarjes nuk e do, se nuk i hyn në punë. Kjo bazohet veç tjerash edhe në një memorandum mirëkuptimi për ndarjen e Kosovës, të cilën e kanë firmosur para pesë vitesh tre persona: – Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçi dhe Edi Rama. Nuk është obligativ ai memorandum, por shpreh mirëkuptimin e palëve për ndarjen e Kosovës. Bazohet edhe te kontributi që kryeministri i Shqipërisë ka dhënë për ta rehabilituar Aleksandër Shejshel dhe minsitrin e tij të Jashtëm, Ivica Milosheviç!

3.Fjalimi I Vuçiç shpreh zhgënjim nga ato që po ndodhin në Kosovë. Në qeverinë e Kosovës ministrat e Listës Srpska u zevendësuan me dy figura pro-perendimore, po nga komuniteti serb, të cilët Vuçiq i konsideron si agjentë dhe bashkëpunëtorë të Perendimit. Kjo i thotë të gjitha. Kushdo që nuk është dakord me politikat zyrtare të Beogradit në Kosovë është agjent i Perendimit. Mendësi putiniste. Presidenti i Serbisë prej dje ka vendosur që vendin e tij ta asociojë me Rusinë kundër Perendimit. Ky është shkaku themelor i refuzimit dhe bojkootimit të Samitit të Tiranës.

4.Nga fjala e Vuçiç kuptojmë se ai nuk ka ndërmend jo vetëm të heq dorë nga Kosova, por as t’i bindet BE-së për vënien e sanksioneve ndaj Rusisë. Ky veprim na bën të besojmë se Beogradi ka besim se Moska do ta fitojë luftën në Ukrainë. Vuçiç është i informuar se cilat do të jenë veprimet e Kremlinit në të ardhmen në Ukrainë e përtej saj dhe beson se këto veprime do ta sjellin Rusinë në pozitën e një Fuqie globale. Në këto rrethana ai nuk heq dotrë nga aleanca me Rusinë.

5.Arsyetimet për protestën dhe për faktin që Samiti bëhet në Tiranë janë të dorës së dytë. Natyrisht që kanë ndikim, por nuk janë përcaktuese në qëndrimet e Beogradit dhe të presidentit të Serbisë. Thelbi është se Vuçiç është i rrethuar me bashkëpunëtorë pro-rusë e agjentë të shërbimit të Rusisë. Edhe vetë është një admirues i pakorrigjueshëm i politikave të Vladimir Putin!

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …

Leave a Reply