SHBA paraqet avionin e ri bombardues bërthamor B-21 “Raider”, nuk kapet nga radarët

Kompania amerikane për teknologjinë e aviacionit dhe mbrojtjes “Northrop Grumman” prezantoi avionin e saj të ri B-21 “Raider”, i pari në flotën e re të bombarduesve bërthamorë të fshehtë me rreze të gjatë.

Avioni u zbulua në një ceremoni në Palmdale, Kaliforni, ku vizitorët mund të shihnin bombarduesin e ri, raportoi Reuters.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se nuk ishte thjesht që të krijoje një avion të tillë, por është një tregues i vendosmërisë së SHBA-së për të mbrojtur veten.- Advertisement –

B-21, është i ngjashëm me paraardhësin e tij B-2 dhe do të jetë në gjendje të mbajë armë konvencionale dhe bërthamore.

Avioni është bombarduesi i parë amerikan i sapodizenjuar në më shumë se 30 vjet, dhe pothuajse çdo aspekt i zhvillimit të programit është i klasifikuar.

12 vjet më parë parashikohej se një avion i tillë do të kushtonte 550 milionë dollarë, por me inflacion sot kushton 750 milionë.

About Redaksia

Check Also

Izraeli nderon Milorad Dodik me çmimin “Jabotinsky për Lirinë”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka nderuar me një dekoratë të lartë ish-presidentin e Republikës Srpska …

Leave a Reply