Vjedhjet me Call Center nga miku i Olsi Ramës, Policia e konfirmon: Amant Josifi është në kërkim

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka konfirmuar se Policia së Shtetit ka shpallur në kërkim Amant Josifin. Në konferencën e sotme për shtyp, kryepolici pranoi se Josifi është një nga personat e shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik.

Lajmi konfirmohet prej tij, pasi u publikua nga mediat spanjolle me burim Policinë Spanjolle, por deri më sot nuk kishte pasur asnjë prononcim lidhur me të.

“Po kemi pasur korrespondencë. Jemi në një grup hetimi të gjerë me prokurorinë e Posaçme dhe vazhdojmë të jemi në rrugë të mbarë për të gjithë personat që i shmangen drejtësisë qoftë brenda apo jashtë Shqipërisë“, tha Rrumbullaku.

Amant Josifi është është një emër i njohur për Shqipërinë. Ai është një biznesmen shqiptar, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020. Josifi rezulton të ketë lidhje të forta me qeverinë e Edi Ramës. Ai ka qëndruar për shumë vite në krah të ministres Olta Xhaçka si këshilltar i saj, gjatë kohës që ka qenë Ministre e Mbrojtjes. Po ashtu, ai është djali i Pranvera Strakoshës, një zyrtare e lartë në qeverinë e Edi Ramës.

Ka qënë kreu i opozitës, Sali Berisha i cili ka denoncuar se ai po mbrohet nga Rama dhe Olsi Rama. Prej e kësaj skeme mashtrimi kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e call-center.

About Redaksia

Check Also

“Daily Mail”: Demokratët kërkojnë hetim për marrëdhëniet e Kushner me Ramën

“Daily Mail” Republikanët kanë shpenzuar gjashtë muaj në hetimin e shkarkimit të Bidenit duke gërmuar …

Leave a Reply